Qeveria po u grabit tokat pronarëve në Himarë

1798

dhermiu ne focus 2Partia Republikane ka akuzuar Bashkinë e Himarës se, nën urdhërin politik të Kryeministrisë kërkon të fillojë shpronësimin dhe shtetëzimin, duke iu marrë tokën e trashëguar 123 familjeve të fshatit Dhërmi, me pretendimin se ata nuk kanë qenë banues të zonës në vitin 1991, kur u imponua ligji komunist 7501.

“Mafia e tokave në bregdet po iu merr pronat familjeve autoktone, pronarëve të ligjshëm dhe do t’ua japë klientëve të pushtetit, deputetëve, siç ndodhi me heqjen e 18,000 ha tokë nga fondi i kompensimit, me vendim qeverie në vitin 2013”, thuhet në një komunikatë për shtyp.

PR deklaron se, në vitin 1991, edhe pse u kërkua të imponohej ligji 7501 në mbi 60% të territorit të Shqipërisë, duke respektuar të drejtën e pronësisë dhe shenjtërinë e saj, toka u nda fshatçe duke respektuar pronësinë e vjetër, si ndërmjet familjeve dhe trashgimtarëve brenda së njëjtës familje.

“Këto zona asnjëherë në këto 25 vite nuk kanë pasur konflikte për të drejtën pronësore, sepse e kanë zgjidhur atë jo sipas ligjit komunist 7501, por sipas së drejtës së pronësisë”, vijon komunikata.

Në përforcim të qëndrimit të saj, partia opozitare shtron më tej pyetjen, pse shteti kërkon të ndërhyjë në jug, në zonën e bregdetit, dhe nuk ndërhyn në pjesën tjetër të Shqipërisë, në veri apo veri-lindje?

Sipas saj, ka vetëm një arsye, “interesi i madh për të uzurpuar bregdetin dhe përfituar pronat e pronarëve, në mënyrë të padrejtë dhe korruptive”.

Në njoftimin e PR përmendet edhe fakti që dje, “përfaqësues të Parlamentit, zoti Dule konkretisht, kanë denoncuar publikisht një fakt tjetër, dhunën dhe veprimet e paligjshme në Bashkinë e Himarës, të urdhëruara nga Rama dhe Kokëdhima”.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: