Në BE jetojnë 32.4 milionë emigrantë, 6.5% e popullsisë së përgjithshme

931

Migrimi është një proçes i zakonshëm që sa vjen dhe po rritet. Ky proçes prek globalisht të gjitha vendet e botës, të cilat janë vendet dërguese dhe vendet pritëse për emigrantët. Sipas analizave të fundit të të dhënave mbi lëvizjet migratore në botën evropiane dhe ndërkombëtare, rreth 214 milionë njerëz jetojnë në mbarë botën jashtë kufijve të vendit të tyre të origjinës, duke kërkuar një standard të përshtatshëm jetese.

Për nga numri emigrantët në BE mund të përbëjnë shtetin e 29 të këtij komuniteti evropian, që nga ana e tij i shikon emigrantët si shpëtimtarë në të gjitha drejtimet.

Sa i përket BE-së, shifrat e vitit 2010 tregojnë se nga 501 milionë njerëz gjithësej, rreth 32.4 milionë janë emigrantë (6.5% e popullsisë së përgjithshme) dhe rreth 20.1 milion vijnë nga vendet e treta, jo të Bshkimit Evropian, që prek 4% e popullsisë së përgjithshme.




Këtë e pëlqejnë %d blogues: