Kujdesi dhe përfshirja sociale për fëmijët në Shqipëri përbën një sfidë për qeverinë Rama, një sfidë në kërkim të një shteti social që ende deri më sot nuk po e shikojmë por vetëm po e ndigjojmë.
Varfëria ka ndikuar që 28% e fëmijëve në Shqipëri jetojnë në familje të varfra që përfitojnë ndihmë qesharake ekonomike, ndërsa një në tre fëmijë ëaktualisht është në nevojë për ndihmë, por vetëm një e treta përfitojnë shërbime dhe përkujdesje.
Mbi 50 mijë fëmijë të moshës së arsimit të detyrueshëm janë të detyruar të punojnë në punëra të ndryshme. Gjendja e fëmijëve romë e egjiptianë është e mjerueshme. Varfëria reale në Shqipëri është rreth 40%. Në zonat kodrinore e malore është mbi 50%.
Shqipëria është një nga vendet me indeks të ulët të barazisë gjinore, duke u gjendur në të njëjtën renditje me Zimbabvet, Libanin, Kamboxhian dhe Bangladeshin. Shumë gra dhe vajza shqiptare përballen më shumë se burrat me varfëri e papunësi. Diskriminimi gjinor është i gjithëpranishëm në vend.
Qeveria do të…
Është mision i qeverisjes socialiste që t’i sigurojë çdo qytetari shqiptar pavarësisht të ardhurave, origjinës, moshës, gjinisë, etnisë, edukimit, orientimit seksual, identitetit kulturor, bindjeve politike e fetare, shërbime publike cilësore. Edhe pse qeveria eshtë në vitin e tretë të qeverisjes ende po deklaron se do të ketë paketën rregullatore për transformimin e Programit të Ndihmës Ekonomike në një Program për e Riintegrimin Social që do të synojë kapërcimin e vijës së varfërisë.
- Do të identifikojmë të gjithë fëmijët në situatë rruge, sigurojmë të drejtën e tyrë për identitet, dhe organizojme lëvizjen e tyre të mënjëhershme nga rruga në bashkëpunim me pushtetin vendor, njësitë e mbrojtjes së fëmijëve dhe organizatat e shoqërisë civile. Do të krijojmë një program elektronik për regjistrimin në lindje të të gjithë fëmijëve dhe sigurim i regjistrimit të të gjithë fëmijëve nga shtresa vulnerabël ne Regjistrin e Gjendjes Civile.
- Do të themelojmë zyrën për partneritet me organizatat me bazë besimi, e cila do të synojë forcimin e organizatave komunitare dhe me bazë besimi dhe zgjerimin e kapaciteteve në ofrimin e shërbimeve sociale.
- Do të institucionalizojmë sistemin shtëtëror për mbledhjen e të dhënave për komunitetin rom dhe egjiptian, si dhe do të sigurojmë regjistrimin e tyre në Regjistrin e Gjendjes Civile në mënyrë që të lehtësojmë procedurat për përfitimin e Ndihmës Ekonomikë për këtë shtresë.
Le të shpresojmë deri në mandatin tjetër te qeverise!