Në sistemin e drejtësisë disa duhet të çohen në burg

Politika Video e Dites

 

lu ne focus -1TIRANË  –  Në një vend si Shqipëria që është anëtar i NATO-s dhe aspiron të jetë pjesë e BE, elitat politike dhe kriminelët nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar.

Ky ka qenë mesazhi i diplomatit amerikan në Tiranë, Donald Lu, në tryezën “Analiza për Sistemin e Drejtësisë në Shqipëri – 2015″ që po mbahet në Pallatin e Kongreseve.

Fjala e plote e Lu

Në një sondazh të zhvilluar me gjykatësit, të financuar nga USAID, 25% e gjykatësve thanë se sistemi ishte i korruptuar, 58% të tjerë thanë se ekziston përceptimi publik se sistemi është i korruptuar.

Në një sistem ku edhe gjykatësit bien dakord se ka korrupsion, kjo nënkupton detyrimisht se gjykatësit, prokurorët dhe avokatët duhet të bashkëndajnë që të gjithë për drejtësinë për dhënien dhe marrjen e ryshfeteve.

Por besoj gjithashtu se ka disa profesionistë të ndershëm me përvojë dhe të kualifikuar që duhet të lejohen të punojnë në një sistem gjyqësor të lirë nga korrupsioni. Përveç se duhet të japë llogari për korrupsionin, sistemi juaj gjyqësor duhet të jetë gjithashtu i pavarur për t’i rezistuar trysnisë politike.

Në të njëjtin sondazh, 7% e gjykatësve patën thënë se sistemi i drejtësisë nuk është i lirë prej ndërhyrjeve politike dhe 50% thanë se ishte pjesërisht i lirë. Gjykatësit dhe prokurorët duhet të marrin vendime të bazuara në ligje dhe prova dhe jo në ndikimin e interesave politike, ose vetjake.

Dhe së fundi sistemi i drejtësisë duhet të ndjekë penalisht më shumë krime të rënda. Sot shumë personazhe të njohura të krimit të organizuar dhe zyrtarë të lartë të korruptuar të institucioneve të ndryshme politike ecin nëpër rrugët e Tiranës pa pasur frikë se do të procedohen.

Misioni europian për efikasitetin në drejtësi e renditi Shqipërinë në vendin e fundit mes 25 vendeve të anketuara sa i përket ndjekjes penale të krimeve të rënda. Në një vend të NATO-s që aspiron anëtarësimin në BE, elitat politike dhe kriminelët nuk mund të veprojnë pa u ndëshkuar. E gjithë kjo është një listë shumë ambicioze reformash. lu -55

Nëse realizohen kjo mund të jetë një nga reformat më të rëndësishme që pas rënies së komunizimit.

Për ta realizuar këtë duhet të marrin pjesë ekspertët më të rëndësishëm shqiptarë dhe ndërkombëtar. Opozita ka interes politik për të siguruar që sistemi i drejtësisë të mbetet i pavarur prej ndikimeve politike.

Ajo ka ekspertët ligjorë më të mirë. Mund të ketë reformë në gjyqësor që ruan standardet ndërkombëtare pa opozitën, por reforma do të ishte më e mirë dhe e qëndrueshme në Shqipëri me pjesmarrjen aktive të saj.

Ne besojmë në vlerën e reformës dhe shprehim zotimin tonë për mbështetjen e këtij proçesi. Gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar duhet ta dinë se ndryshimi po vjen”.

Burimi : Ora News