VETINGU/ A është i gatshëm SPAK që t’i hetojë pasuritë e familjarëve? Ja si përgjigjet Rama…!

111

Ka përfunduar mbledhja e Kryeministrit Edi Rama me drejtuesit e qarqeve të mbajtur pasditen e sotme në Selinë Rozë.

Menjëherë pas përfundimit të takimit, Edi Rama foli për mediat ku një nga pyetjet të cilave iu përgjigj ishte vetingu i politikanëve. Rama edhe njëherë tjetër përsëriti se janë të gatshëm të dëgjojnë ccdo propozim të opozitës edhe pse nuk është marrë asnjë vendim akoma për vetingun e politikanëve.

Një pyetje e drejtëpërdrejtë që iu bë Ramës ishte a është i gatshëm që SPAK t’i hetojë pasuritë e familjarëve, të cilës ai iu përgjigj thjesht me pak fjalë ‘nuk kam opinion për këtë.

Intervista:

Pyetje: Çfarë folët kaq gjatë?

Rama: Kjo është mbledhje partie jo ndonje gjë të themi me interes publik. Çështje organizative, analize. Adresimit të problematikave të ndryshme qark më qark.

Pyetje: A do ta miratoni Komisionin për mbetjet ditën e nesërme?

Rama: Nuk e di, nuk është se e kam ndjekur. Por nesër unë do votoj siç është marrë vendimi. Nuk kam dëgjuar se ka votë kundër kshuqë besoj do votohet.

Pyetje: Pse keni ndryshuar mendje për vetingun politikë?

Rama: Nuk kam shprehur opinion të drejtëpërdrejtë, por kemi një parim, ne jemi të hapur të diskutojmë ccdo gjë. Do ulemi për cdo gjë që opozita propozon. Në 2018 ka pasur një propozim, por ai propozim ka qenë jo bindës. Nuk dimë gjë për propozimin e ri. Kanë kaluar 3 vite. Nëse ka argumenta bindës do të bëjmë mnë të mirën.

Pyetje: Spaku të hetojë dhe familjarët tuaj?

Rama: Nuk kam opinion për këtë. Nëse që në fillim ne themi fjalën e fundit ne TV atëherë s’ka dialog. Do dëgjojmë, do themi ato që mendojmë do të marrim mendimet e ekspertëve dhe do arrijëm në konkluzione në mënyrë sa më civile. Cilesisia e demokracisë në një vend, nuk varet nga sa shpesh bie dakord, por të argumentosh kur nuk bie dakord. Nuk kam asnjë opinion personal pasi duhet të respektoj parimin që jemi të hapur të diskutojmë pa paragjykuar asgje. Kemi argumentett tona dhe i ballafaqojmë në rast se shohim interes për vendin nuk ka rëndësi nga vjen propozimi sa i përket vettingut të politikanëve. Nuk bëhet dialogu ne televizor me mikrofonët para.

(faxweb.al)




Këtë e pëlqejnë %d blogues: