Nëna e 8 fëmijëve me koronavirus pas lindjes doli nga spitali, u kthye në shtëpi dhe vdiq

Greqi

Greqi / Një grua, nënë e tetë fëmijëve, nga Pirgos u trajtua në Spitalin e Përgjithshëm Universitar të Patrës pozitive me koronavirus, ku kishte shkuar për të lindur.

Pas lindjes së fëmijës, me iniciativën e saj, ajo u largua nga spitali i Rios, pa u kuptuar mirë nga mjekët dhe u kthye në shtëpinë e saj në Pirgos. Megjithatë, shëndeti i saj u përkeqësua dhe vdes.

Sipas gazetës Patrisnews, gruaja jetonte në një kamp rom në hyrje të qytetit Pirgos.

Ndërkohë pasditen e djeshme, babai i gruas fatkeqe, u gjend në gjendje të rëndë jashtë Bashkisë së Pirgos, ku shërbimet kompetente të Bashkisë së Pirgos thirrën Policinë për të përmisuar situatën.