Zhduket në Greqi 41-vjeçari shqiptar, familja jep alarmin: Jeta e tij ndodhet në rrezik (Foto)

Greqi

Njëshqiptar është zhdukur në shtetin fqinj, Greqi. Panajot Kaleshi, 41 vjeç, është zhdukur prej 31 marsit e kërkohet nga familjarët e tij. Fotografia e tij është shpërndarë në rrjet për të kërkuar ndihmë. Ai kishte shkuar me nënën e tij në Platamona, Pire për të blerë disa mobilje për banesën e tyre.

Shqiptari 41-vjeçar është shkëputur për pak çaste nga e ëma për të shkuar në një kioskë aty pranë dhe prej atij momentin nuk u kthye më. Në momentin e zhdukjes ai kishte veshur xhup të zi, bluzë blu të errët, xhinse blu të errëta dhe këpucë të zeza. Sipas njoftimit, jeta e tij ndodhet në rrezik.