Nëntë të vdekur nga mbytja e anijes me emigrantë pranë Mykonos

Greqi

Katër gra dhe një burrë u gjetën të vdekur, sot, nga një ekip i Njësisë së Misioneve Nënujore, nga varka që po transportonte emigrantë dhe u fundos të premten e kaluar, më 26 maj, në një thellësi prej 30 metrash, në verilindje të Mykonos.

Trupat e pajetë u morën nga një varkë patrullimi i Rojës Bregdetare dhe u dërguan në Gjirin e Kalafatit dhe prej andej në Qendrën Shëndetësore të Mykonos.Në mëngjes në një zonë shkëmbore në Agios Theologos Antiparos u gjet trupi i një gruaje që ndodhej në varkën fatale me emigrantët. Gruaja u njoh nga dy pasagjerët e së njëjtës skaf.

Dy të mbijetuarit u kanë raportuar zyrtarëve të Rojës Bregdetare se në bordin e anijes ndodheshin gjithsej 17 persona. Roja Bregdetare vijon kërkimet për personat e zhdukur në vendin e ngjarjes.

Në total, deri më sot janë shpëtuar dy burra, ndërsa janë identifikuar nëntë të vdekur (7 gra dhe 2 burra).