SEPUTI, kompania shqiptare më e suksesshme në Greqi

Greqi Kryesore

biznesi shqiptar ne Greqi-2Roland BADENI  /  Kompania SEPUTI  vazhdon historitë e suksesit në sektorin e ndërtimit dhe ecën drejt një të ardhmje të ndritur për bazat e kompanisë duke u shërbyer klientëve dhe duke vënë në epiqendër të çdo vepre partneritetin me bashkëpunëtorët dhe klientët.

Kompania SEPUTI  do të përpiqet që të arrijë zhvillim të metejshëm financiar në përpjestim të drejtë me ndërtimet civile, projektet madhore dhe shërbimet profesionale. Puna e vazhdueshme e palodhshme ka sjellë një shpërblim të vyer duke shtuar peshën e emrit te Kompanisë SEPUTI  në industrinë e ndërtimit, infrastrukturës urbane dhe shërbimeve të tjera.

bisnesi shqiptar 2-Kompania do të vazhdojë të shtrihet gjerësisht në çdo element përbërës të ndërtimit duke filluar nga projektet në infrastrukturë, ndërtimet civile, shërbimet e gërmimeve specifike, transporteve të vecanta . Këto përfshihen në projektet e së tashmes dhe të së ardhmes të kompanisë SEPUTI

Vizioni i kompanisë karakterizohet nga një objektiv kryesor, për të vendosur standarte ne sektorin e ndërtimit, duke ofruar shërbimet në një nivel  bashkohorë. Me objektiv kryesor suksesin, partneritete fitimprurëse morale, financiare dhe sociale Kompania SEPUTI  do të vazhdojë të ofrojë shërbimin e saj,  të gjithë klientëve dhe subjekteve.

E ardhmja rezervon shumë sfida dhe shumë projekte, të cilat do kërkojnë një punë kolosale nga kompania SEPUTI dhe nga gjithë bashkëpunëtorët.

biznesi shqiptar-4Kompania SEPUTI  është e orientuar drejt disa objektivave vetjake si zhvilimi, rritja e nivelit, standarteve të punës dhe cilësia janë nga pikat kryesore të misionit të sukseshëm në pikëpamjen profesionale.

Gjithashtu kualifikimi i mëtejshëm i çdo punonjësi të shoqërisë dhe profesionalizmi i tyre, është një faktor shumë i rëndësishëm i misionit të Kompanisë SEPUTI  . Duke u fokusuar tek korrektësia, menaxhimi efektiv i kostove të çdo klienti, integriteti, siguria teknike, mundësojnë që kompania të ketë një vision të qartë për vazhdimësinë e aktivitetit .

biznesi shqiptar -5Misioni i Kompanisë SEPUTI  përfshin çdo element të lartëpërmendur duke u fokusuar tek produkti dhe shërbimi elitar. Infrastruktura dhe ndërtimit i imjanteve blektorale, ndërtime të vilave dhe banesave rezidenciale, izolime të një standarti të lartë e kanë vendosur në majën e kompanise (shqiptare) ne Greqi  në shërbimet ndërtimore.

Standartet e tregjeve ndërkombëtare dhe vlerat, devotshmëria ndaj tregut Grek i siguron shoqërisë një të ardhme sfiduese.