Nga burgu “arrest shtëpie” për Tom Doshin dhe Mark Frrokun

Politika

toma ne focusTiranë  –  Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” edhe për deputetin Tom Doshi, ku nuk është pranuar kërkesa e Prokurorisë së Përgjithshme për të dhënë “arrest me burg” për deputetin shkodran. Avokatët e kanë konsideruar vendimin e Gjykatës si të të padrejtë dhe të pa mbështetur në ligj, duke theksuar se për këtë vendim do t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë dhe asaj të Strasburgut. Gjithashtu Gjykata e Lartë ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për deputetin Mark Frroku, pasi Gjykata nuk ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për të dhënë “arrest me burg” . Megjithatë, avokatët e deputetit janë shprehur të pakënaqur me vendimin e Gjykatës së Lartë, pasi siç u shprehën ata organi i akuzës nuk paraqiti asnjë provë bindëse në seancën gjyqësore. Gjyqtarët u përzgjidhen me short, për të gjykuar vlefshmërinë e urdhër-arresteve dhe masën e sigurisë për deputetët Tom Doshi dhe Mark Frroku. Ata janë Artan Zeneli, Admir Thanza dhe Majlinda Andrea. Kurse relator për të dy është Guxim Zenelaj.Gjyqtarja Andrea ka dashur të tërhiqet nga gjykimi, por kërkesa e saj nuk është pranuar. Gjykimi duhet të përfundojë ditën e dielë, pas dorëzimit të kërkesës së prokurorisë pasditen e së premtes, ndërsa shorti ka përzgjedhur për Durim Bamin, Aleksandër Muskaj.