Një familje refugjatë irakianë që jetonin në kamp qendrimi kthejnë në polici mijëra euro të gjetura në metro të Berlinit…
Ndodhi edhe kjo. Të premten e kaluar, një vajzë 16 vjeçare refugjate irakiane gjeti një çantë në një vagon treni në metro të Berlinit që përmbante 14,000 euro (16,750 dollarë), të cilën e ëma më vonë i dorëzoi autoriteteve vendore të policisë, raportoi policia e Berlinit.
Një grua 78-vjeçare harroi qesen në tren në natën e premte. Pasi e kuptoi se i la paratë, gruaja njoftoi autoritetet tranzit, të cilët nuk ishin në gjendje ta ndihmonin atë. Por ndodhi mrekullia, brenda 48 orëve, nëna dhe vajza refugjate kishin shkuar vullnetarisht në polici, i kishin njoftuar ata për gjetjen dhe ia kthyen të parave të paprekura.
Lidhur me këtë veprim, Policia e Berlinit shkroi tweet.
Familja, e cila jeton në një qendër refugjatësh, ka të ngjarë të marrë një shpërblim për veprën e tyre të mirë. Sipas ligjit gjerman, shpërblimi i aplikueshëm për sendet ose paratë e gjetura është tre për qind për mallrat me vlerë. Shuma e shpërblimit është përgjysmuar nëse gjërat e vlefshme gjenden në transportin publik.