Sipas një sondazhi të ri, 46% e italianëve shprehen të kënaqur me veprimet e deritanishme të qeverisë Meloni.
Sipas një sondazhi të ri, 46% e italianëve shprehen të kënaqur me veprimet e deritanishme të qeverisë Meloni. Mbështetje me 67% edhe për politikën e saj të emigracionit, raporton një artikull i lidhur nga Deutsche Welle.
46% e italianëve janë të kënaqur me veprimin e qeverisë Meloni, sipas një sondazhi të kryer nga kompania Noto Sondaggi. Të anketuarit besojnë se aleanca konservatore që drejton vendin që prej tetorit të kaluar po ecën efektivisht kryesisht në drejtim të mbrojtjes së prodhimit industrial kombëtar, promovimit të imazhit të vendit jashtë vendit dhe në fushën e politikës bujqësore.
Përkundrazi, italianët kërkojnë që të bëhet një përpjekje më e madhe në disa fusha të tjera kryesore të rëndësishme, si shëndeti publik, lufta kundër burokracisë dhe ulja e varfërisë. Një çështje, ajo e mbështetjes së qytetarëve në gjendje nevoje financiare, e cila është rikthyer fuqishëm në lajme ditët e fundit pas vendimit të qeverisë Meloni për të shfuqizuar “të ardhurat sociale”, që ishte një mbështetje thelbësore për të papunët dhe të varfërit.
Shumica mbështet politikën strikte të refugjatëve
Në një tjetër çështje madhore, emigracionin dhe refugjatët, qeveria Meloni siguron mbështetjen e 67% të italianëve. Njoftimet me sa duket për nevojën e bashkëpunimit me vendet afrikane dhe linja e vendosur për të kufizuar ardhjet e “të dëshpëruarve të detit” favorizojnë aleancën qeverisëse të Lidhjes, Vëllezërit e Italisë dhe Forza Italia.
Sa i përket veprimit dhe fytyrës së kryeministres italiane, të dhenat statistikor ndahet në dysh: 46% miratojnë të gjithë strategjinë e saj, ndërsa 47% thonë se nuk janë dakord.
Së fundi, është edhe një çështje tjetër që shqetëson italianët. 70% kërkojnë vendosjen e pagës minimale me ligj të veçantë. Sipas institutit të sondazheve Noto, votuesit e qendrës së djathtë janë gjithashtu në favor të masës.