Nuk e ftoi në Greqi/ Rama i përgjigjet Mitsotakis: Shumë rrezik! Në tetor…

Politika

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pasi homologu grek, Mitsotakis nuk i bëri ftesë për të marrë pjesë në darkën me liderit e rajonit që u mbajt dje në Athinë.

Rama tha se Mitsotakis po bën politika fisnore, ndërsa shtoi se darka u përdor për t’i dërguar mesazhe kontradiktore Shqipërisë.

Jam i lumtur që Mitsotakis mori iniciativën për tu mbledhur me liderë shumë të rëndësishëm dhe për të diskutuar të ardhmen evropiane të Ballkanit në sfondin e agresionit rus. Shpresoj shumë që takimi të ishte produktiv dhe sigurisht, më mirë të mos e kisha parë darkën e përdorur për t’i dërguar Shqipërisë një mesazh kontradiktor kundrejt qëllimit shumë më ambicioz të nismës dhe shpresoj që ky fakt të mos ngatërrohet.

Në tetor Shqipëria do të kryesojë Samitin e Procesit të Berlinit në Tiranë. Natyrisht, miku im i dashur dhe kolegu shumë i respektuar në Athinë është ftuar të marrë pjesë dhe nuk mund ta imagjinoja kurrë të përgjigjem me të njëjtën monedhë. Ajo që duhet të na bashkojë në kohë të tilla të trazuara për hir të popullit tonë, vendeve tona, rajonit tonë, Evropës tonë është më e madhe se ajo që na ndan. Shumë është në rrezik globalisht, që ne të bëhemi peng i politikës së brendshme fisnore”, shkruan Rama.