Zjarret në Greqi: Humbasin jetën 18 emigrantë, hetimet vazhdojnë…

Greqi

Tragjedia e rëndë ka ndodhur në Pyllin Dadias që po digjet që nga dje. 18 Emigrantët e vdekur u gjetën në zonën e Avandës. Autoritet janë të mendimit që ata mund të kenë të hyrë “ilegalisht” në Greqi.

Sipas informacioneve janë gjetur 18 trupa të karbonizuar emigrantësh. Të vdekurit u gjetën në një zonë të vështirë kalimi, ndërsa hetimet janë në vijim.

Sipas përfaqësuesit të Zjarrfikësve, Giannis Artopioros, “në një kontroll në vend të zjarrfikësve në zonën më të gjerë të Avandës, 18 persona u gjetën pranë një grope zjarri. Duke qenë se prej ditës së djeshme nuk ka asnjë deklarim të zhdukjes, po hetohet mundësia që ata të kenë hyrë ilegalisht në vend.
Tashmë grupi i identifikimit të viktimave të fatkeqësisë është aktivizuar dhe po vijojnë hetimet në të gjithë zonën ku ka rënë zjarri.