Emirjana Sako, do të jetë kryebashkiakja e re në Bashkinë e Durrësit, pas dorëheqjes nga funksionet të Zhuljen Varfaj.
Emirjana Sako e cila mbante dertyrën e një prej zv/kryetarëve të Bashkisë së Durrësit është propozuar nga dy grupet e këshillit bashkiak dhe u miratua me unanimitet. Tashmë Sako është kryetare e Bashkisë së Durrësit.
Kujtojmë se Zhuljen Varfaj ishte në postin e kryebashkiakut pas dorëheqjes së Valbona Sakos pas tragjedisë së tërmetit të 26 nëntorit.
Ndërkohë në mbledhjen e kësaj të enjteje Këshilli Bashkiak në Durrës ka marrë edhe disa vendime të tjera të rëndësishme.