Zoti Caka, shkarkuat për punë të dobët një pastruese, po ZV/ministrin Tare do ta shkarkoni për kërcëmim ndaj emigrantëve?

160

Ganster apo rrugaç…?

Djali i vogël i Isait kërcënon dhe këtë radhë ne mes të ditës emigrantët pse këta do të bëjnë një protestë ditën e hënë.

Bëhet fjalë për një të emëruar në këtë dikaster si zëvëndësministër në dhjetor të vitit të shkuar. I ardhur nga  Bashkisë si një këshilltar dhe më pas si konsull në ambasadën tonë në Turqi, ndërsa prej një viti e sheh veten si një Zv/ministër i veshur me pushtetin e një arroganti duke kaluar çdo etikë.

Dje në orën 14.26 me anën e telefonit ka kërcënuar kryetarin e një shoqate në Selanik, duke i thënë se është Agron Tare dhe më pas zv/ministër i MPJ. Kërcënimi i tij ka qenë i tillë se ky kryetar nuk mund te bej protestë ditën e hënë dhe nëse e bën atë do të ketë pasoja.

Ky kercenim vjen si rezultat menjëherë pas furtunave te nje serë shkarkimesh në Ambasada dhe konsullatat tona në Athinë dhe Selanik.

Po pyetja shtrohet a do shkarkohet ky Zv/ministër për sjellje të një gansteri, në një kohë që ka shkarkuar punonjës dhe pastruese për sherbime te pamjaftueshme ndaj emigranteve?

Le te presim se çfarë do të bëhet?