Operacioni policor “Fshesa” : Ja sa shqiptarë dëbon Greqia çdo ditë !

Greqi

Që nga viti 1991 e deri më sot, vendi fqinjë asnjëherë nuk ka pushuar operacionin “Fshesa” ndaj emigrantëve shqiptar. Edhe pse në heshtje ajo i kthen Shqipërisë çdo ditë 30 emigrantë shqiptarë të paligjshëm…

Lidhur me këto dëbime si gjithnjë Policia e Greqisë me një njoftim për shtyp ka deklaruar se për muajin gusht janë debuar 1.299 emigrantë me kombësi të ndryshme.

 

Sipas njoftimit të policisë, ndaj emigrantëve të vendeve të treta, janë lëshuar vendimet për kthim dhe deportim për hyrje të paligjshme në Greqi, si kthime te detyruara nga Shërbimet Policore Greke, kjo më shumë ndaj shqiptarëve.

Si gjithnjë, numri më i madh i kthimeve ishte për Shqipërinë (869 persona), Pakistan (164), Gjeorgji (43 vetë), Algjeri (36 persona), Irak (35 persona), Bangladesh (17 persona) dhe Maroku (16 persona).

Nga numri i përgjithshëm i të kthyerve si gjithnjë edhe për këtë muaj shqiptarët zenë rreth 66-67 % , të numrit të përgjithshëm të dëbimeve, me një mesatare 30 shqiptarë në ditë, ndërsa mesatarja mujore për 2017 është 855 shqiptarë të kthyer.

Gjithashtu theksohet se që nga fillimi i vitit, 12.382 emigrantë janë rikthyer në vendet e tyre të origjinës, ku 7.698 janë shqiptarë.

Të dëbuar sipas muajve :

  • Janar      717
  • Shkurt     503
  • Mars      867
  • Prill       005
  • Maj          971
  • Qershor 1019
  • Korrik       875
  • Gusht 869