Më shumë se 1,000 refugjatë dhe emigrantë deri më tani per kete vit kanë gjetur vdekjen në Mesdhe, në përpjekjet e tyre nga Libia për të arritur në Evropë, me një rritje të theksuar të rrjedhjes së tyre gjatë ditëve të fundit, ndërsa përpiqen të parandalojnë shtrëngimin e qëndrimit të BE-së, njoftoi dje Organizata Ndërkombëtare për Migracionin. Pavarësisht rritjes së vdekjeve në ditët e fundit, numri i refugjatëve të mbytur në Mesdhe këtë vit është më shumë se dyfishi i numrit të regjistruar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Por udhëtimi nëpër shkretëtirën e Saharës dhe më pas kalimi i Mesdheut mbetet mënyra më e rrezikshme për emigrantët në mbarë botën.