Pas ndërhyrjes së ambasadores shqiptare, qetësohet situata e radhës në kufirin e Greqisë

248

Në doganën greke në Kakavijë nuk ka asnjë makinë në radhë dhe trafiku është reduktuar plotësisht për momentin.

Pas ndërhyrjes së ambasadores shqiptare në Greqi, Luela Hajdaraga, pala greke njoftoi se do të aplikojë metodën e re të kontrollit të përshpejtuar me një ndalesë.

Pra kontrolli policor dhe ai doganor kryhen në një sportel, ndërsa kontrolle të detajuara do të kryen me përzgjedhje. Lidhur me situatën mësohet se ka qenë zëvëndës Ministri grek i Mbrojtjes së qytetarit, Lefteris Ikonomou që po monitoron nga afër në të gjitha pikat kufitare të Greqisë me vendet fqinje…




Këtë e pëlqejnë %d blogues: