Ylber Zyberi/ Ish drejtues i lartë i Policisë së Shtetit. A është qeveria bashkëautore e vrasjes se Artan Cukut?
Konkretisht do jap disa argumenta për këtë:
Urrejtja e këtij kryeministri ndaj ish drejtuesve të policisë së shtetit është shprehur para se të vinte në pushtet në shumë deklarata publike të tij, dhe pasi mori pushtetin emrimi prej tij ne pozicionon e ministrit të Brendshëm të një njeriu që e shprehte këtë urrejtje me të njëjtën frekuencë, sa shefi i tij nënkuptonte se ditët në vazhdim do shfrynin urrejtje dhe ndëshkim ndaj drejtuesve të policisë.
Menjëherë pas marrjes së pushtetit më 9 shtator 2013,filluan të vënë në zbatim strategjinë që kishin planifikuar për largimin e të gjithe drejtuesve të Policise dhe zëvëndësimin e tyre me “besnikët e partisë” të ministrit dhe që shquheshin për aftësit e lidhjeve me grupet kriminale, kryesisht ato të trafikimit të narkotikëve, pasi me këto dhe nëpërmjet tyre do realizonte objektivin që i kishin vënë vetes kryeministri dhe ministri i brëndshëm.
Ky njeri që para se të vinte në pushtet dilte në mbrojtje të policisë,dhe i qante hallin se ishte e tradhëtuar nga Qeveria. Ky që në çdo rast që ndodhte një krim dilte në konferenca shtypi, duke premtuar se me ardhjen në pushtet do ndaleshin krimet.
Ky që para 23 qershorit dergonte sms (ku disa i kam akoma të ruajtur në inboks) ku pasi vajtonte gjëndjen e rëndë të kriminalitetit në fund thotë…kam bërë një premtim solem para çdo shqiptari:
Në 300 ditët e para do zhduk krimin nga rruga dhe kthej sigurin në vend.
Është ky që kur vritej ndonje punonjës policie dilte duke u përlotur sikur ndiente dhimbshuri, madje deklaronte se policia dështon në punen e saj vetem atëherë kur loja shitet nga kupola e ministrisë së brendshme.
Të gjitha këto deklarime dhe zotime të tij u harruan dhe nuk i kujtoi as kur krimi pësoi rritje, as kur u vranë punonjës policie si Miftar Basha në Lazarat, punjonjësi i forcave speciale në Shkoder etj, deklaratat e tij kishin vlerë vetëm për të kaluarën.
Artan Cuku është njëri nga shumë oficer policie që u larguan nga puna padrejtësisht nga kjo qeveri, duke u investuar për të na inkriminuar dhe për të përligjur paligjshmërin e emërimit të të besuarve të tyre.
Urrejtja e tyre ndaj ish drejtuesve dhe punonjësve të policisë nuk mbaron këtu, pas largimit nga detyra nuk donin që të punonim as në sektor privat, ku kishin mundësi për të ndikuar dhe urdhëruar.
Pse nuk tha asnje fjalë kryeministri Edi Rama për vrasjen e ish drejtuesit të policisë Artan Cuku?!
Në fakt mentaliteti i tij punonjës shteti konsideron vetëm ata që emëron vetë, popull konsideron vetëm ata që i japin votbësimin!
Pse menjëherë pas ngjarjes dolën me versionin e hakmarrjes pa patur asnjë prove në dorë,si për t’u shfajqësuar nga përgjegjësia.
Po si mundet që një drejtues policie të dal me një qëndrim të tillë pa patur prova, apo e dinin para se kush do e vriste?!
Po nëse paska patur hasmëri, lind pyetja; pse nuk e paskan marrë hak më parë, por sot?
Prita të vret pavarësisht nëse je në detyrë apo jo, pavarësisht nëse je i armatosur apo jo, pavarësisht nëse ruhesh me roje apo jo.
Por fakti që vritet sot nënkupton se projektuesit dhe vrasësit sot ndiehen me mbështetje nga qeverisja, ndiehen të sigurtë, kanë zemër për të vepruar, pasi qeveria u’a bën me sy… Veproni!
Ky kryeministër dhe kjo Qeveri është vertëtuar botërisht se bëri kualicion me krimin, për të fituar zgjedhjet në 2013, bashkëpunoi per 4 vite me krimin dhe me kriminelët bën llogaritë të qëndroj në pushtet.
Të gjithë kriminelët i bëri pjesë të pushtetit të tij criminal, për të sunduar nëpërmjet terrorit duke imponuar frikë dhe pasiguri në popull. Të gjithë armiqtë e PD i bëri shokë dhe miq me parimin: “armiku i armikut tim, ështe miku im”.
Ky manjiak i pushtetit dhe paras, deshi të hyjë në histori si reformator me metoda të diktatit dhe dhunës, por koha do e gjykojë dhe do ngjajë njellojë si ato palmat e thara dhe të kalbura të rrugës Durrësit (që i mbolli siç mbolli Rilindjen). Drejtësia nëse do vendoset ndonjëherë duhet ta gjykoj njëlloj si drejtuesit e grupeve të strukturuara kriminale për të gjitha krimet, mashtrimet dhe abuzimet me fondet publike.
Vetëm në Ministrin e Brendshme të drejtuar nga “mafiozi qorr”, kontrolli i shtetit ka evidentuar mbi 150 ml euro abuzim, pra fonde publike të harxhuara në kundërshtim me ligjin, në një kohë kur këta kanë dënuar (duke urdhëruar gjyqtarë dhe prokurorë) dhe mbushur burgjet me qytetarë për pamundësi të pagimit të një fature energjie!
Këto janë vrasësit e shpresës, këto janë autorët e gjithë vrasjeve që bëhen përditë, këto janë vrasësit e Tan Cukut, këto janë krimi…