Në parim, qeveritë e të dyja vendeve kanë mbyllur fazën e parë të bisedimeve në Athinë e Tiranë, duke treguar vullnet për të përmbyllur marrëveshjen, por hapat konkretë janë vështirësuar.
Kërkohet vetëm vullnet politik nga pala greke. Shqipëria po bën të pamundurën për të kaluar këtë pengese. Dhe, në fund të fundit, të dy shtetet kanë detyrimin moral, njerëzor e ekonomik ndaj kësaj kategorie.Sot po diskutohet për pensionet dhe kjo edhe nga presioni i qeverisë Rama dhe ambasadës sonë në Greqi. Nëse Greqia ka vullnet politik, kjo realizohet brenda 6-muajve pasi takimet paraprake nga ana teknike kanë përfunduar.
Por sistemi i pensioneve në Greqi eshte ne vështirësi dhe paguhet nga parat publike. Greqia po plaket shumë shpejt dhe eshte nje nga vendet me te plakura ne Evropë. Sot ne kete vend merren 4.5 milionë pensione, pra ka pensionista që marrin me shume se nje pension. Po ne te njeta vështirësi gjendet edhe shteti shqiptar që paguhet nga para publike. Në Greqi ka shqiptarë që marrin pensione, por atyre u ulet pasi duhet te plotësojnë skemën e pensioneve që u kërkon 40 vite leje qëndrimi në Greqi, duke humbur nga 8-10 vite. Por edhe për këta ka një shqetësim pasi leja e qëndrimit për ta tashme eshte 2-3 vite dhe më pas duhet qe ta rinovojnë përsëri.
Aktualisht është edhe një tjetër kategori e shtetasve shqiptarë, të cilët janë lënë jashtë marrëveshjes, ose nuk përmenden. Janë ata ish- emigrantë, të cilët kanë punuar dikur në Greqi dhe për një arsye ose një tjetër kanë vendosur të kthehen në vendin e tyre, në Shqipëri.
Emigrantët shqiptarë kanë qene shpëtimtarë të ekonomisë greke ne te gjitha drejtimet, duke filluar që nga Lojrat Olimpike te 2024.
Por sot numri i shqiptarve te larguar është I madh. Nga viti 2011-2021 janë larguar 116 mijë, ndërsa në 2023 u larguan edhe 170 mijë të tjere. Nurmi i shqiptarve te ligjshëm sot eshte te 280 mijë. Por mbi të gjitha shqiptarët nuk janë trajtuar për nga dinjiteti por janë shfrytëzuar në maksimum.
Greqia eshte i vetmi shtet qe pas 32 vjetesh ende nuk pajis pa kushte me pasaporta greke shqiptarët, ku në vendet e tjera pasaporta jepet lehtësosht pas 6-8 vitesh qendrimi.
Hapat që janë bërë lidhur me pensionet:
Në shtator të vitit 2022, janë bërë diskutime teknike në Athinë në rangë drejtorie te sigurimeve shoqerore.
Në muajin prill u bënë diskutimet teknike në Tiranë, për t’i hapur rrrugë njohjes së viteve të punës së emigrantëvë shqiptarë në Greqi. Projektligji për pensionet i paraqitur marsin e 2022 ne Parlamentin grek parashikon uljen me 30 vite qëndrimi për të përfituar pension kombëtar nga 40 vite që ishte. Por deri me sot qendron ligji i qendrimit te ligjshëm i 40 viteve në Greqi.
Emigrantët shqiptarë kanë qenë kontribues të rregullt në skemat e sigurimeve shoqërore greke për shkak se pagesat e sigurimeve lidheshin detyrimisht me marrjen e lejeqëndrimeve. Nëse marrëveshja realizohet, shqiptarëve do t’u njihen vitet e kontributeve të sigurimeve shoqërore, duke përfituar kështu pensionin me formulën e përbashkët.
Në maj të këtij vitit Kryeministri Edi Rama u ndal tek çështja e pensioneve me Greqinë ndërsa foli në një intervistë televizive në KLAN.
“Ajo është negociatë, dhe asnjëherë grekët nuk kanë pranuar që të ulen në tavolinë për të filluar diskutimet. Mendoj që kemi hapur hapësira që nuk i kemi pasur. Kemi probleme me Greqinë.Ne 2013 ne e gjetem marreveshjen vetem me nje shtet ndërsa ndërsa sot Greqia mbetet vendi i 15-të”.
Zv/ministrja Manjani po në maj të 2024 u shpreh se qeveria shqiptare është gati, por pala greke nuk ka dhënë miratimin përfundimtar.
Në 24 gusht të 2024, Ministri i jashtëm zozi Hasani lidhur me këtë problem ka deklaruar se procesi me Greqinë është më i vështirë se ai që u realizua me Italinë, duke theksuar theksoi se Shqipëria është gati për ta finalizuar procesin. Nuk është një negociatë shumë e lehtë. Ka shumë tema të hapura me Greqinë dhe ne duam të arrijmë rezultate sa më të shpejta në këtë drejtim.
Në vite janë bërë pese takime midis dy paleve që kanë filluar në 1998, 2004, 2017, 2022 dhe 2023.
Që nga viti 2005 e deri më sot nga 14 vende që eshte arritur marrëveshja kanë përfituar në total rreth 6500 shqiptarë.