Beratasi pas 30 vitesh kthehet Greqia, s’ka energji elektrike për të punuar! 50 vjeçari do rikthehet përseri (video)

92

Saldator beratas Nazif Tafa i cili vendosi të kthehej nga Greqia pas 30 vitesh, e ka të vështirë të punojë në atdhe. Ai jeton në Goriçan të Beratit dhe nuk arrin dot të lidhë energjinë elektrike për të nisur punën duke ia bërë kushtet e jetesës edhe më të vështira.Nazifi  është i vetmi i punësuar në familjen e tij.

Nazif Tafa ka 50 vite që punon si saldator, duke qenë pjesë e ekipit të punës së Urës së Patrës në Greqi, ku ka jetuar prej vitit 1992. Me rikthimin e tij në Berat, po përballet me veshtirësi që nuk i kishte parashikuar.

Nuk dua asnjë lloj ndihme, vetëm lidhni energjinë elektrike sepse dua të punoj, kërkojnë para që nuk i paguaj dot. Të gjitha thëniet e kryeministrit që tha kthehuni se do ju ndihmojmë, ja u kthyem, ju spo na lidhni dritat që të punojmë se unë kështu do e ushqej familjen.“-shprehet ai.

Mes vështirësive, ai është përballë një zgjidhjeje që nuk e shpreh me aspak dëshirë.

Jam i detyruar të vesh atë pallton prap, siç kam ikur në 92, të iki prap.”-tha Tafa.

Me bashkëshorten e sëmurë e cila të vetmen të ardhur ka 3 mijë lekë nga KEMP-i dhe një djalë i cili pas studimeve universitare nuk arriti të gjej punë, Nazif Tafa e ka të vështirë të mbijetojë në Goriçan të Beratit.

Burimi : ReportTv.al

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: