Për ty që kërkon azil në Suedi

Emigracioni

azili ne suedi ne focus-1Kohët e fundit shumë shqiptarë janë dyndyr në Suedi me shpresë për të marrë azil, por ata janë zhgënjyer pasi çdo vend  zbaton regullat dhe ligjin sipas Konventës për Refugjatët. Focus News.al, u vjen në ndihmë shqiptarëve se duhet të kenë parasysh se, rregullat se kush mund të marrë azil në Suedi janë shkruara në Konventën për Refugjatë të OKB-së dhe në ligjin suedez. Është Enti për Migracion që shqyrton kërkesën tuaj për azil, duke filluar nga:

Disa takime

Nëse kërkesa të shqyrtohet këtu atëherë ti mund të qëndrosh në Suedi derisa Enti për Migracion të vendos për të drejtën e lejës së qëndrimit.

Ti do të thirresh në disa takime në Entin për Migracion. Ti do të kesh një bisedë në njësinë e pranimit ku do të  marrësh informacione dhe ku ti do të tregosh si p.sh. rreth familjes suaj, arsimit tuaj dhe profesionit. Në intervistën e azilit duhet të tregosh për arsyet që ke për të kërkuar azil, pra pse kërkon mbrojtje në Suedi. Është e rëndësishme për ty që të vish në këto takime.

Ti do të thirresh edhe në një mbledhje informative në grup. Në këtë mbledhje Enti për Migracion do të j’u informoj për ato gjëra që është mirë ti dish kur je azilkërkues. Mund të bëhet fjalë p.sh. rreth banimit, ekonomisë dhe shëndetësisë. Do të informohesh poashtu rreth procesit të azilit në Suedi. Do të informohesh rreth ligjeve, autoriteteve tjera shtetrore dhe organizatave tjera që p.sh. u ndihmojnë azilkërkuesve. Këto janë informata mjaft të dobishme për ty përderisa je në pritje të vendimit.

Trego se kush je ti

Enti për Migracion do të bëj pyetje se kush je ti. Është me rëndësi të tregosh identitetin tuaj në në mënyrë që Enti për Migracion të marrë një vendim të drejtë. Ti duhet të sjellësh pasaportën ose dokumente tjera identiteti tek Enti për Migracion.Dokumentet duhet të tregojnë emrin, datëlindjen dhe cilën shtetësi e ke. Nëse nuk mund të dorëzosh dokumente identiteti atëherë duhet në mënyra tjera të tregosh se kush je. Këtë mund t’a bësh p.sh. përmes dokumenteve siq janë certifikata e lindjes, certifikata familjare, libreza ushtarake apo certifikata martesore.

Ty do të bëhen poashtu disa pyetje rreth familjes dhe biografisë suaj. Mos harro t’i tregosh të gjitha rreth familjes suaj kur kërkon azil në Suedi. Kjo është e rëndësishme nëse merr leje qëndrimi dhe ti e familja juaj doni të ribashkoheni në Suedi.

Arsyet tuaja

Askush nuk mund të di më mirë se ti se pse e ke lënë vendin tuaj. Andaj është e rëndësishme t’i tregosh të gjitha që të kanë ndodhur në vendin tuaj dhe çfarë mund të ndodhë nëse detyrohesh të kthehesh. Ti duhet të tregosh se çfarë të ka ndodhur pikërisht ty e jo vetëm të flasësh për situatën në vendin tuaj. Enti për Migracion mund të bëjë një vlerësim të drejtë të arsyeve tuaja vetëm nëse ti i tregon të gjitha gjërat me rëndësi. Nëpunësi zyrtar do të ndihmoj përmes pyetjeve për të nxjerrë ato që janë të rëndësishme për kërkesën tuaj.

Gjëra për të cilat është vështirë të flitet

Për disa gjëra mund të jetë e vështirë të flitet andaj është e ekstra e rëndësishme që t’i tregoni të gjitha. Nëpunësi zyrtar ka sekret profesional dhe i përcjell ato çka i thua ti vetëm personave që punojnë me lëndën tuaj. Përkthyesi ka të njëjtin sekret profesional sikurse nëpunësi zyrtar. Para intervistës së azilit mund të tregosh nëse preferon që nëpunësi të jetë i gjinisë femërore apo mashkullore. Nëse ke nevojë mund të marrësh pauzë gjatë intervistës. Për në intervistë mund të sjellësh dokumente apo gjëra tjera që e mbështesin çështjen tuaj ose informacione rreth shtetit tuaj. Enti për Migracion i përkthen dokumentet me shkrim nëse është e nevojshme.

Ti mund të ndikosh

Duke ardhur në ato kohë që Enti për Migracion i ka rezervuar për ty atëherë ti mund të marrësh përgjigje më të shpejtë në lëndën tuaj.

Dorëzo adresën dhe numrin e tuaj të telefonit tek Enti për Migracion në mënyrë që ne të kontaktojmë me ty. Lexo postën rregullisht që të mos humbasish informata të rëndësishme nga Enti për Migracion. Mos harro të lajmërosh nëse e ndërron adresën.

Ti mund të ndikosh në shpejtësinë e marrjes së përgjigjes në lëndën tuaj duke e vërtetuar identitetn tuaj. Kjo do të thotë se ti e dëshmon se kush je ti duke e dorëzuar p.sh. pasaportën apo dokumente tjera identiteti pranë Entit për Migracion. Nëse bashkëpunon për vërtetimin e identitetit tuaj atëherë zakonisht e fiton të drejtën e punës përderisa je në pritje të përgjigjes.

Gjatë kohës së pritjes

Ndihmë juridike

Shumica e azilkërkuesve kanë të drejtë për mbrojtës publik. Ky është një jurist i arsimuar që do t’i mbrojë interesat tuaja dhe do të jap ndihmë juridike përderisa Enti për Migracion shqyrton kërkesën tuaj.

Është Enti për Migracion i cili e përzgjedhë dhe e paguan këtë mbrojtës, por mbrojtësit janë tërësisht të pavarur nga Enti për Migracion apo autoritetet tjera shtetrore. Ti mund të bësh edhe propozimin e një personi nëse ke besim te ai/ajo apo të zgjedhësh gjininë, mashkull apo femër, të mbrojtësit. Nëse ti nuk ke të drejtë në mbrojtës që Enti për Migracion e paguan atëherë ti ke të drejtë të zgjedhësh një mbrojtës dhe t’a paguash vet.

Puna dhe roli i përkthyesit

Në shumë takime me Entin për Migracion merrë pjesë edhe përkthyesi i cili e përkthen bisedën. Nganjëherë përkhyesi gjendet në zyrë e nganjëherë përkthimi bëhet përmes telefonit ose videolinkut. Ta kesh parasysh që të pauzosh kur të flasësh në mënyrë që përkthyesi të arrij të përkthej ato që thua ti. Prit derisa përkthyesi t’a kryej përkthimin e pastaj fillo të flasësh përsëri.

Përkthyesit duhet zbatuar disa rregulla. Para bisedës përkthyesi duhet t’i informoj të dy palët rreth rolit të vet, sekretit profesional dhe obligimit për të përkthyer gjithçka që thuhet gjatë biesedës. Përkthyesi do të përkthej gjithçka, pa shtuar dhe pa hequr asgjë nga ajo që thuhet. Përkthyesi përkthen në formën- Unë. Përkthyesi duhet të jetë neutral, pra nuk do të shpreh mendimet veta politike, fetare apo të tjera. Përkthyesi duhet të jetë i pa-anshëm. Kjo do të thotë se përkthyesi nuk duhet të përzihet apo të ndihmojë dikë ose të shprehet se pajtohet me mendimin e njërit apo tjetrit gjatë bisedës.

Nëse nuk e kupton përkthyesin ose për ndonjë arsye tjetër nuk ndjehesh komod me të atëherë është shumë e rëndësishme që t’a thuash këtë gjë. Ti mund të ndërpresësh takimin dhe të kërkosh një përkthyes tjetër. Trego paraprakisht nëse do që përkthyesi të jetë mashkull apo femër. Varësisht se çfarë ke për të thënë mund të jetë më e lehtë që përkthyesi të jetë i gjinisë së njëjtë por mund të jetë edhe e kundërta.

Oranizatat jo-qeveritare

Ti ke gjithmonë të drejtë të marrësh përkrahje nga organizatat e ndryshme jo-qeveritare. Personeli i Entit për Migracion mund të njoftoj se cilat organizata veprojnë aty ku banin ti. Kontaktoje njësin tuaj të pranimit nëse do kontakt me ndonjë organizatë të profilit të veçantë.

Karta-LMA

Kur aplikon për azil në Suedi ti do të marrësh një fletëdëshmi se ke aplikuar. Aty do të gjendet një numër të cilin ti duhet t’a deklarosh gjatë kontaktit med Entin për Migracion. Referenti do t’a ketë më të lehtë për të gjetur të dhënat tuaja. Disa ditë pas aplikimit do të marësh një kartë përmes qendrës suaj të pranimit. Karta quhet karta-LMA dhe e zëvendëson fletëdëshmin. Është mirë që gjithmonë t’a kesh me vete këtë kartë për të treguar se je azilkërues dhe se ke të drejtë të qëndrosh në Suedi në pritje të vendimit. Ti ke nevojë për kartën me rastin e vizitës në organet shëndetësore për të pasur çasje në shëndetësi sipas të drejtave që ke.

Punësimi

Për t’u punësuar në Suedi kërkohet leje pune, por si azilkërkues ke të drejtë të punosh edhe pa leje punë, nëse:

  • Kërkesa e azilit do të shqyrtohet në Suedi
  • Ti bashkëpunon për të vërtetuar identitetin tuaj
  • Kërkesa e juaj është ka bazë të mirë

Nëse i plotëson këto kushte atëherë ke të drejtë të punosh. Aty shkruan dëshmi e përjashtimit nga obligimi për leje pune (AT-UND) nën pikën 7 në kartën-LMA, nëse ke të drejtë pune.

Nëse je duke punuar dhe ke marrë refuzim ti mund të vazhdosh punën derisa të largohesh nga vendi ose përgjatë kohës që bashkëpunon për të lëshuar vendin. Nëse merr leje qëndrimi ti mund të vazhdosh punën si zakonisht.

Për të gjetur vende të lira pune mund t’i drejtohesh Zyrës së Punësimit (www.arbetsformedlingen.se). Edhe nëse nuk ke të drejtë pune ti mund të bësh praktikë në një vendpunim.

Nëse nuk ke mundësi të punosh ose nuk ke të holla tuaja ti mund të marrësh ndihmë financiare. Të hollat duhet të mjaftojnë për ushqim, veshmbathje dhe harxhime personale. Nëse merrë ndihmë financiare nge Enti për Migracion është e rëndësishme të lajmërosh Entin për Migracion nëse ndryshon situata e juaj ekonomike, p.sh. nëse punësohesh.

Shërbimet shëndetësore

Ti që kërkon mbrojtje në Suedi mund të shkosh në një kontroll falas shëndetësore në një ordinancë mjekësore. Ky kontroll shëndetësor nuk ka ndikim në kërkesën e azilit. Ti poashtu ke të drejtë për trajtim emergjent shëndetësor dhe dental si dhe për trajtime që nuk mund të presin. Organet shëndetësore vendosin se çfarë mjekimi mund të ofrohet. Nëse e tregon kartën-LMA ti paguan 50 SEK për të takuar një mjek apo për të marrë ilaqe nga farmacia. Fëmijët dhe të rinjtë azilkërkues nën moshën 18 vjeçare i kanë të drejtat e njëjta në shëndetësi sikurse fëmijët dhe të rinjtë e Suedisë.

Banimi

Ti ose mund të rregollosh banimin vet ose mund të banosh në një banesë që Enti për Migracion e rregullon për ty. Nëse banon në banesat e Entit për Migracion atëherë nuk ke të drejtë të zgjedhësh qytetin e banimit dhe mund të ndodhë që duhet të shpërngulesh gjatë kohës së pritjes. Nëse e gjen një banesë vet atëherë qiranë e paguan ti.

Vendimi

Nëse e merr lejen e qëndrimit

Nëse merr leje qëndrimi atëherë ke të drejtë të banosh dhe të punosh në Suedi. Pasi të marrësh lejën ti duhet të shkosh te Enti Tatimor (Skatteverket) për t’u regjistruar në librin i amzës dhe për të marrë një numër personal. Si dëshmi të lejës së qëndrimit do të marrësh një kartë të lejës së qëndrimit nga Enti për Migracion. Karta të dërgohet në adresën tuaj.

Nëse merr refuzim

Refuzimi i kërkesë suaj do të thotë që Enti për Migracion nuk mendon se ke arsye të mjaftueshme për të ngelur në Suedi. Nëse merr refuzim atëherë ke dy zgjedhje: ti mund të pranosh vendimin dhe të kthehesh ose të anklohesh.

Nëse e pranon vendimin ti duhet të firmosësh një letër e cila quhet fletëpajtim. Pas firmosjes nuk mund të ankohesh më dhe ti duhet të planifikosh kthimin për në shtëpi.

Por nëse ti zgjedhë rrugën e ankimimit atëherë ti e lutë një gjykatë të shqyrtoj vendimin. Ankesën ti i’a dërgon Entit për Migracion. Ankesa duhet t’i arrij entit brenda aftatit kohor e që është tri javë nga dita kur ti e ke marrë vendimin. Nëse ke mbrojtës atëherë ai ose ajo duhet të ndihmojë me ankesë.

Së pari e shikon Enti për Migracin ankesën për të parë nëse vendimi duhet ndryshuar. Nëse Enti për Migracion nuk do të ndryshoj vendimin atëherë ankesa i dërgohet një gjykate migracioni. Nëse nuk je i kënaqur me aktvendimin e gjykatës së migracionit mund të kërkosh që Gjykata e Lartë e Migracionit të shikoj aktvendimin.

Nëse e ndërron mendjen dhe do t’a tërheqësh ankesën ti mund të lajmërosh Entin për Migracion se po e pranon vendimin për refuzim. Atëherë gjykata e anulon ankesën dhe lënda nuk shqyrtohet.

Vendimi për refuzim normalisht vlen për katër vite. Nëse kthehesh në Suedi brenda kësaj kohe ti mund të refuzuhesh apo përjashtohesh sërish. Në këtë rast nuk ke të drejtë në shqyrtim të ri ose ndihmë nga Enti për Migracion.

Kthimi

Nga dita që vendimi për refuzim fillon të vlej ty mund të jepet një afat i caktuar kohor për të lëshuar vendin vullnetarisht. Shkruan në vendimin tuaj se sa ke afat për të lëshuar vendin dhe përgjegjësinë për të lëshuar vendin me kohë e mban ti. Enti për Migracion mund të ndihmojë me kthimin për në atdhe apo në ndonjë shtet tjeter ku ke të drejtë banimi. Enti për Migracion mund të ndihmoj p.sh. me kontakte në atdhe apo të rezervoj biletën e kthimit. Disa persona mund të marrin ndihmë financiare për të lehtësuar kthimin në atdhe. Pyete asistentin tuaj rreth së ashtuquajturës ndihmë ekonomike për kthim nëse do të dish më shumë.

Nëse nuk e lëshon vendin brenda afatit që shkruan në vendim ti mund të marrësh ndalesë kthimi. Atëherë nuk mund të hysh në zonën e Shengenit si dhe në Rumuni e Bullgari brenda një viti. Është me rëndësi që ti vet të informohesh se kur duhet lëshuar vendin me kohë.

Nëse ke marrë një refuzim ti mund të marrësh ndalesë kthimi deri në pesë vite nëse nuk bashkëpunon gjatë procedures hetimore. Andaj është e rëndësishme që të deklarosh të dhëna të sakta dhe të tregosh identietin tuaj.

Nëse nuk bashkëpunon

Nëse Enti për Migracion mendon se nuk je duke bashkëpunuar atëherë enti mund të vendos për uljen i ndihmës ekonomike, shqiptimin e masës së mbikqyrjes dhe marrjen tuaj nën ruajtje. Mbikqyrje do të thotë se ti duhet të paraqitesh rregullisht në një vend dhe kohë të caktuar. Ti poashtu mund të detyrohesh të dorëzosh pasaportën apo ndonjë dokument tjetër identiteti. Marrje në ruajtje do të thotë të banosh në një objekt të tipit të mbyllur nga i cili nuk mund të dalësh.

Nëse Enti për Migracion konsideron se refuzimi apo përjashtimi i juaj nuk mund të realizohet për shkak të mos bashkëpunimit tuaj atëherë policia mund të marrë përgjegjësinë që ti të largohesh nga vendi. Policia ka të drejtë të kërkoj dhe të ndjekë ty dhe i lejohet të përdorë masa detyrymuese që ti të largohesh nga vendi.

Informacion i ri

Nëse del informacion i ri në pah pasi që ke marrë refuzimin përfundimtar, Enti për Migracion e shqyrton se mos informacioni i ri bën që ti të mos përjashtohesh. Kjo mund të ndodhë nëse p.sh situata në atdhe është keqësuar ose nëse ti je sëmurë rëndë. Shqyrtimin e bënë Enti për Migracion me iniciativë të vet apo edhe pasi që ti të kesh kërkuar një gjë të tillë.

Arsye për azil

Suedia e ka firmosur konventën për refugjatë të OKB-së si dhe rregullat e përbashkëta brenda BE-së. Kjo do të thotë se Suedia i shqyrton të gjitha kërkesat për azil në mënyrë individuale. Suedia do të jap leje qëndrimi ty që je refugjat apo ke nevojë për mbrojtje për arsye tjera. Enti për Migracion në radhë të parë do të shqyrtoj nëse ti je refugjat e pastaj nëse je nevojtar alternativ për mbrojtje dhe në radhë të fundit nëse je nevojtar me arsye tjera për mbrojtje.

Refugjat

Sipas konventës për refugjatë, ligjit suedez dhe rregullave të BE-së ti je refugjat nëse ke arsye të bazuar mirë për t’iu frikësuar përsekutimeve për shkak të:

  • racës
  • nacionalitetit
  • botëkuptimeve fetare apo politike
  • gjinisë
  • orientimit seksual
  • apo i takon një grupi të caktuar shoqëror

Prapa persekutimeve mund të qëndrojnë autoritetet e vendit por mund të jetë edhe ajo që autoritetet e vendit nuk duan apo nuk munden të ofrojnë mbrojtje kundër persekutimeve që të bëhen nga personat individual apo grupet e ndryshme.

Edhe nëse nuk e ke statusin e refgjutatit ti mund të kesh të drejtë në leje qëndrimi si nevojtar për mbrojtje. Ti mund të jesh nevojtar alternativ për mbrojtje ose nevojtar me arsye tjera për mbrojtje.

Nevojtar alternativ për mbrojtje

Sipas ligjit ti je nevojtar alternativ për mbrojtje nëse rrezikohesh që të:

  • dënohesh me vdekje
  • dënohesh me ndëshkim trupor, torturë apo  trajtim tjetër jo-njerëzor dhe poshtërues
  • si person civil rrezikohesh seriozisht të lëndohesh për shkak të një konflikti të armatosur.

Nevojtar me arsye tjera për mbrojtje

Sipas ligjit ti je nevojtar me arsye tjera për mbrojtje nëse nëse ke nevojë për mbrojtje për shkak:

  • të një konflikti të brendshëm apo të jashtëm të armatosur ose për shkak të kundërthënieve të rënda në atdhe
  • se ti ndjen një frikë të bazuar mirë se do t’u nënshtrohesh sulmeve serioze
  • se ti nuk mund të kthehesh në atdhe për shkak të një katastrofe natyrore (ambienti).

Nocioni nevojtar me arsye tjera për mbrojtje ekziston vetëm në legjislacionin suedez andaj vlen vetëm në Suedi.

Nëse do të dish më shumë

Ti do të thirresh në disa takime ku do të njoftohesh rreth disa gjërave që është mirë t’i dish gjatë kohës së pritjes. Asistenti i juaj do të njoftoj se çfarë përkrahjesh do të kesh sa i përketë p.sh. banimit, ekonomisë, shendetësisë dhe shkollës për fëmijë. Njësia e pranimit do të ftoj në bisedë nëse ka diçka të re në lëndën tuaj. Kur të marrësh një vendim atëherë një asistent do t’a shpjegoj se çfarë do të thotë ai vendim për ty.