PËRGJIGJE STAFIT TË AMBASADËS SHQIPTARE NË GREQI

Aktualitet

Përshëndetje të nderuar!

Përsa i përket përgjigjes dhe kërkesës suaj lidhur me idenditetin e personit ju faleminderit.

Ankesa është bërë nga personi në fjalë pranë redaksisë sonë të portalit “Fjala Jonë”.

Problemi është ngritur dhe përgjigja juaj ishte e menjëhershme duke na kërkuar te dhenat e personit, në një kohë që ishte theksuar ora dhe dita e takimit.

Por…

Unë nuk jam sekser i ambasades t’ju dërgoj çdo informacion – apo çdo ankimim që bëhet në redaksinë tone, në mënyrë që Ju të përshpejtoni verifikimin përkatës.

Janë qindra qytetarë që kanë nxjerrë letërnjoftimet dhe pashaportën në një kohë të caktuar dhe që skadojnë po në një periudhë që Ju si institucion kërkoni të bëni verifikime për arsye të ndryshme .

Ashtu siç cdo informacion që Ju nxirrni publike në faqen e ambasadës, shumë mirë mund të publikoni dhe ndryshimet e ligjeve në mënyre që të vihen në dijeni qytetarët të cilët kanë lënë ditën e punës , për të ardhur sipas rregullit me takim dhe orar, që të marri shërbimin përkates.

Eshte turp…!

Sot në vitin 2026 Ambasada jonë e Facebook-ut është duke bërë akoma verifikime dokumenti, kjo jo për fajin e qytetarit por të shtetit tonë që nxorri me probleme një seri të caktuar pashaportash dhe karta ID.

A nuk mjafton dhenia e shenjave te giashtave dhe karta ID që ka skaduar?

Faleminderit për mirkuptimin

Shpetim Zinxhiria