“Pirro” i Dibrës dhe “tulla” e kanabisit

Kryesore Opinion

votimet-kanabisi

Kastriot ISLAMI / Zgjedhjet në Dibër ishin trashja e rradhës e zullumit.Këtë rradhë trashja ishte aq banale, aq mediokre dhe aq e madhe sa mundi ta shikonte edhe me naivi, sa edhe vete “Pirroja” u habit nga dimensioni i “tullës” që i qëndron mbi kokë…

Votat u blenë këtë rradhë jo vetëm me paratë e korrupsionit e të trafiqeve, votuesit e varfër u kërcënuan nga individët me rekorde kriminale, por për herë të parë u testua skema e sigurimit të votës nga karteli i kanabisit përmes përdorimit të kultivimit të kanabisit nën kujdesin e policisë.

Ky ishte faktori më madhor qe i shndrroi këtë rradhë zgjedhjet në jolegjitime.Kjo është edhe sfida kryesore e opozitës që duhet të bashkojë rreth vehtes qytetarët dhe të sigurojë mbështetjen e partnerëve, për të larguar këtë qeverisje përmes votës së lirë e të ndershme…

****

Rezultati në Dibër natyrisht do të duhet të analizohet edhe në planin e brëndshëm, dhe kjo është një sfidë e përhershme e çdo partie politike pas çdo zgjedhjeje. Por sado që të jete ndikimi i kësaj komponentje në rezultatin e arritur nga opozita, ajo mbetet shumë e vogël por jo e parëndësishme sidomos për të ardhmen, krahasuar me faktorin madhor të manipulimit tre-dimensional të votave, manipulimit të përcaktuar nga parate e korrupsionit, mekanizmi i kultivimit të kanabisit, si dhe kërcënimi i votuesve…

*****

Përfundimi: Zgjedhjet e lira e të ndershme me qeverinë e “korrupsionit, krimit, trafiqeve dhe të kanabisit” të drejtuar nga Rama, janë një ngjarje e pamundur. Shqiptarët duhet të ndërgjegjësohen e përgatiten për përballjen masive së “stabiliteti i rremë me paratë e korrupsionit, trafiqeve dhe kanabisit…” është afatshkurtër.

Kjo skemë piramidale do të rrezohet. Nuk duhet të pritet të rrëzohet nga brenda, sepse efektet do të ishin katastrofike.Ajo duhet ç’montuar nga veprimi masiv qytetar.

Opozita do të jetë dhe duhet të jetë në ballë…!