A do të ketë kuarajo politika shqiptare të bëjë detyrat ashtu siç duhet, kur ndeshet me kryetare bashkie, n/kryetarë si dhe zv/ministra që braktisin punën dhe bëjnë fushatë partiake…?
Edhe pse paguhen nga taksat tona kur ngreh te tilla probleme të kërcënojnë pasi janë veshur me kostumin e pushtetit, thua se këtë pushtet buron nga familja e tyre dhe jo nga vota e popullit. Edhe pse nuk kanë realizuar asnjë premtim për emigracionin në Greqi, pa i kërkuar ndjesë braktisin punën dhe bredhin me paratë e taksa paguesve…
Stefan Çipa vazhdon si koordinator të bredhë sa në një vend ashtu edhe në tjetrin jashtë kufirit të Shqipërisë, duke marrë me vete edhe n/kryetarë të bashkisë së Finiqit, ku ky i fundit ndjek hap pas hapi Stefan Çipën.
Edhe pse ky problem është ngritur edhe herë të tjera, lë të kuptosh se në zgjedhjet e 2017 mund ta braktisi kushdo punën, mjafton të jetë i PS.
Justifikimet vazhdojnë se te shtunave mund të bëjnë cfarë të duan, por harojnë se për te ardhur në Greqi duhet kohe dhe se kjo kohe nuk mund te justifikohet me justifikime koti…
Kontrolli i Lartë i Shtetit i ka të gjitha mundësitë për të kryer të gjitha veprimet administrative, duke mos anashkaluar vetë ministrin e Rendit, i cili me sa duket po tregohet i pafuqishëm. Pyetja shtrohet se kush i jep këtë të drejtë këtyre njerëzve të bëjnë si të duan edhe kur të duan…?
Fjalën tashmë duhet ta thonë Kontrolli i Lartë i Shtetit, si kreu i dikasterit të ministrise se Rendit