Presidenti Duka: Sqarim publik !

Sporti

presidenti ne focus-2Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit Armand Duka, nëpërmjet zyrës së shtypit të FSHF, kërkon të sqarojë publikun e gjerë, në lidhje me komentet dhe interpretimet, që i janë bërë në media, një interviste të tij dhënë për kanalin “Report TV”.

“Gjatë kësaj interviste, qëndrimi im ka qenë që, finalet e Kampionatit Europian Francë 2016, janë padyshim një ngjarje e madhe dhe shumë e rëndësishme për të gjithë ne. Të gjithë, provojmë për herë të parë një eksperiencë të tillë, futbollistët, stafi, federata dhe vetë trajneri. Kjo është një ngjarje e madhe, që trajneri De Biasi, duhet ta ketë ëndërruar dhe i erdhi në moshën 60 vjeçare . Kështu që duhet të jemi të gjithë, të përqëndruar që të bëjmë një Europian sa më të mirë.

Për të shmangur çdo keqkuptim apo ekuivok, i cili krijon një situatë asapak të dëshiruar dhe jo profesionale, po ribëj publik qëndrimin tim:

Të gjithë ne, të vlerësojmë maksimalisht dhe të japim më të mirën tonë për Europianin Francë 2016. E rëndësishme është ta kalojmë atë, me sa më shumë sukses. Pas përfundimit të tij, jemi të hapur për diskutuar për gjithçka. Trajnerit De Biasi, ja kam deklaruar që në ditën e parë të nënshkrimit të kontratës qëndrimin tim. Ne nuk i prishim askujt, karrierën e tij personale. Përkundrazi, jemi të lumtur në rast se ja rregullojmë atë gjithkujt që punon me ne dhe kontribon për rritjen cilësore të futbollit shqiptar.

Do ta quaja vetëvrasje, që në këtë prag të Europiani dhe në kulmin e fushatës tonë përgatitore për këtë ngjarje të madhe, të merremi me diskutime dhe polemika pa vlerë, – përfundon sqarimin e tij publik, Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka dhënë nëpërmjet zyrës për shtyp të FSHF.