Ervin
Viti 2021 shënoi historinë tridhjetë vjeçare të emigracionit Shqiptar në Greqi e në vendet e tjera Perëndimore Evropiane.
Këto flukse, ashtu si edhe emigrimi i emigrantëve të vendeve të tjera të ish «bllokut socialist», përbënin opsion një-dimensional.
Ishte zhvillimi i një fenomeni të pakthyeshëm që krijoi sfida jo vetëm në jetën e përditshme të emigrantëve dhe të shoqërise në të cilën emigrantët u vendosën por edhe në nivelin makropolitik dhe makrosocial.
Studimi i lëvizshmërisë së pandërprerë thuajse tridhjetë vjeçare të emigratëve/eve Shqiptar mbushur me fakte dhe ngjarje, veprime dhe praktika, zbulon elementë të rëndësishëm të proçesit të emigrimit, shpalos përvojat e emigrantëve si edhe na jep mundësinë të kuptojmë ndryshimet që kanë ndodhur në emigracionin Shqiptarë ndër vite.
Reflektimi, konkluzionet dhe problematikat që janë shtruar në libër, zhvillohen dhe zbërthehen në kuandrin e një përqasimi teorik të dyfishtë, të auto-etnografisë dhe shtjellimit historik. Në këtë mënyrë nuk u jepet zgjidhje vetëm problematikave rreth çështjes, por vihen në dukje këndvështrime që deri më sot kanë mbetur në hije.
Konkluzionet lidhen me historinë bashkëkohore të shoqërisë Shqiptare, me traditën e formuar para the gjatë rënimit dhe transformimit politikoshoqëror në Shqipëri, me të kaluarën e njerëzve dhe të përvojës së tyre.
Në studimit e flukseve migruese drejt Greqisë, kjo analizë merr në konsideratë kapitalin historik dhe kulturor të emigrantëve shqiptarë duke iu referuar ngjarjeve dhe kushteve aktuale në Greqi si edhe të shkuarës së largët.
(Kandidat per Doktorant i Universitetit të Egjeut – Aktivist)