PERTEJ ILARITETIT- MUND TE KEMI “BRAND NAME” NESE NUK JEMI MENDJEMEDHENJ!
OPINION nga Arminda Plangarica /
Dy vjet me pare, gjetjet e ushqimeve ne fjale nga autoritetet doganore ne valixhen e nje shqiptari qe udhetonte drejt Amerikes, u bene objekt debati me tone te larta ilariteti.
Nuk besoj qe zoteria te kete pasur deficite ne tavolinen e perditshme. Jo, eshte shume here malli dhe mungesa e aromave te vendit ku u rritem. Eshte shija qe nuk e gjejme dot gjekundi tjeter. Ne rastin me te mire, nje mendje qe sheh larg,
Ameriken nuk do ta shihte si vendin e bollekut ushqimor, por si shansin e promovimit te standartit qe i mungon Amerikes. Aromat, shijet dhe ushqimi tradicional.
Geshtenjat e Tropojes, udhetojne cdo vit drejt Italise. Domatet e Lushnjes dhe nje sere prodhimesh te tjera gjthashtu! E pra nuk eshte turp, pse marrim nje grusht arome vendi me vete. Ne rastin me te mire, nje mendje e mprehte duhet te gjente menyren, qe keto aroma te udhetonin larg me nje BRAND NAME te fuqishem, me standarte te fuqishme.
Ne vend te qeshjes, perqeshjes dhe komenteve boshe, beni promovim. Ndermerrni nisma, mos hani mbeturinat e Ballkanit qe zbarkojne ne shportat tuaja te stolisura me kordhela. Prodhoni vete dhe eksportoni. Prodhoni vete dhe krijoni standarte. Nuk jemi vendi qe prodhon tallava, jemi vendi qe natyra ia fali te gjitha. Lum kush do ta kuptoje ne kohe.