Një lajm i mirë për familjen e 29-vjeçarit të vrarë më 3 gusht të 2016.
Vdekja e shqiptari Pëllumb Marnikolaj në 3 gusht te 2016 në komisariatin e policisë në Ano Patisia në shtetin shkoi deri atje sa të kërcënohej marrëdhënia bilaterale mes dy vendeve, pas thirrjes së kryeministrit Edi Rama për një hetim të plotë nga ana e autoriteteve greke.
U deshen mbi dy vite e tre muaj qe kjo vrasje te rikthehej perseri për rishqyrtim nga ana e Prokurorisë se Athines. Kete gje e kane konfirmuar dhe te afermit e familjes se Pëllumbit te cilët nga ana e tyre thane se tre dite me pare jane lajmeruar për rihapjen e çështjes për gjykim.
Është kjo familje nga te paktat ne vendin tone qe gjithmone ka ngritur zerin për vrasjen e djalit te tyre nga ana e policise helene, nje vrasje për te cilën me 26 nendor ne mbremje do te jepet dhe nje dokumentar pergatitur nga gazetari Aulon Kalaja, dedikuar emigranteve shqiptare te vrare ne Greqi dhe kryesisht mbi vrasjen e Pëllumbit.
Pëllumbi është viktima e 171 në mes të 178 shqiptareve te vrarë në Greqi dhe njëkohësisht viktima e 97 e vrare nga policia e vendit fqinjë.