Protesta, 2700 vullnetarë të PD-së në ruajtje të qetësisë

Politika

Janë zbardhur edhe detajet e para nga organizimi i protestës madhështore të opozitës që pritet të nisë pas pak minutash. Sipas burime nga selia blu, do të jenë 2700 anëtarë dhe vullnetarë të Partisë Demokratike të cilët do të sigurojnë që protesta do të jetë paqësore.

Ata do të vendosen si një perimetër sigurie që të mos ketë provokime me policinë. Gjithashtu bëhet e ditur se ata do të jenë të dallueshëm nga protestuesit e tjerë pasi do të kenë shirita të zinj. Në këtë proces do të angazhohen dhe pjesëtarët e Forumin Rinor të PD-së, si dhe Korpusi Azem Hajdari.