Eduard Kukan ka një mesazh për politikën shqiptare/Pranojmë kërkesën për hyrjen në BE me kusht…

1240

Eurodeputeti  Eduard Kukan, drejtuesi i misionit të vëzhgimit të Bashkimit Europian për zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në konferencën për mediat ku u paraqit raporti paraprak i vëzhguesve ndërkombëtarë, ka përcjellë një mesazh drejtuar partive politike.

Kukan është shprehur se shqiptarët kanë shumë miq në Parlamentin Europian dhe se BE mbështet plotësisht kërkesën e Shqipërisë për integrimin në familjen europiane.

 Por eurodeputeti nuk ka “harruar” të vërë theksin tek nevoja për plotësimin e kushteve të vëna nga BE për Shqipërinë, përfshi këtu reformën në drejtësi e vettingun si dhe plotësimin e të gjitha kushteve të vëna nga OSBE për zgjedhjet e ardhshme.

 “Të gjitha rekomandimet e OSBE-së duhet të jenë plotësuar përpara zgjedhjeve të mëtejshme. Dëshirojmë që të gjitha opartitë politike të njohin rezultatet e zgjedhjeve. BE mbështet plotësisht kërkesën e Shëqipërisë për hyrjen në BE, me kusht plotësimin e të gjitha kushteve.

Dua ti them shqiptarëve që ata kanë shumë miq në Parlamentin Europian…”, tha Kukan /focusnews.al//




Këtë e pëlqejnë %d blogues: