Protesta – Veliaj: Protestuesit, tufë delirantësh e dështakë

747

protesta ne focus-2Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj vizitoi në spital punonjësin e policisë bashkiake të plagosur . Ai tha se kauza e aktivistëve të shoqërisë civile është totalilisht e dështuar. Veliaj bëri me dije se i plagosuri është Dritan Hardhia.

Veliaj i quajti protestuesit tufë delirantësh që nuk kanë arritur asgjë në jetën e tyre dhe se përdorimi i dhunës e diskretitoi totalisht këtë kauzë.

Veliaj: Dritani (i plagosuri) është realisht një aktivist i shoqërisë civile dhe ky është njeriu që realisht e nderon qytetin. Ky është një aktivist i vërtetë. Sot pamë një protestë që mund të ishte realisht një protestë e shoqërisë civile dhe s’kishte arsye për një protestë të dhunshme.

Unë vij nga shoqëria civile, Tani që ka mbetur i plagosur vjen nga shoqëria civile. Askush prej nesh nuk ka përdorur dhunë për të avancuar për kauzën e vet.

Gjithmonë kemi përdorur mjetet ligjore. Besoj ata që dhunuan Tanin duhet të ndjehen të turpëruar dhe duhet të ndihen të mbuluar nga turpi teksa kthehen në shtëpi kur Tani është në spital. Nuk besoj në një qytet që duhet të përdorur dhunën për të bërë të ditur pretendimet që ka. Ne e kemi ftuar shoqërinë civile të vijë në Bashki.

Ne kemi bërë tre raunde negociatash me tregtarët. Nëse dikush është gati të dhunojë një aktivist tjetër të shoqërisë civile që vesh uniformën e bashkisë, vetëm për të dalë në televizor ditën e diel, kur të gjithë njerëzit duhet të shikojnë rehatinë e tyre duan të pushojnë. Dhe tani dhe 300 policët e tjerë duhet ta kishin pushim sot. 

 Përdorimi i dhunës e diskretitoi totalisht këtë kauzë. Përdorimi i dhunës sot diskretitoi kauzën për të cilën kam javë që flas. Kjo është një kauzë e përdorur nga një grup dështakësh, nga një tufë delirantësh që nuk kanë arritur asgjë në jetën e tyre përveçse të kacavirren për të dalë në televizor pas një partie politike ose mbi një kauzë që nuk qëndron. 

Sot i kemi kërkuar aktivistëve që të matrikulojnë çdo pemë dhe nuk e bëjnë. Ju pëlqen më shumë sporti i dhunës për të dhunuar aktivistë si Tani me uniformën e bashkisë, sesa të bëjnë punën e tyre si aktivistë të shoqërisë civile. Pyetja që kam për ta është si mundet të qëndrojë një kauzë, e cila thotë nuk duan të prekin asnjë pemë ndërkohë që prekin njerëzit?  Si mund të ketë vërtetësi kauza dhe si mund të jenë këta të ndershëm kur nëse e bëjnë për barin e pemët, janë gati të qëllojnë, rrahin njerëz. Ja pse është e diskretituar kjo kauzë, sepse ne besojmë se në një qytet pemët janë të rëndësishme por njerëzit janë edhe  më të rëndësishëm. Edhe sikur të ishte e vërtetë nuk duhej dhunuar një njeri për një pemë, jo më që nuk është e vërtetë. 

Unë besoj se kjo kauzë që është mbuluar me turp dështoi në mënyrë të turpshme dhe do dështojë tamam më 1 Qershor kur bashkë me Tanin e aktivistë të shoqërisë civile do jemi aty për të hapur parkun e fëmijëve dhe për të treguar se aktivist i vërtetë është ai që e do qytetin dhe i shërben qytetit, jo ai që dhunon e shkatërron, vandalizon. Jo kori i dështakëve që në pamundësi për të treguar si bëhen gjërat me punë mundohet të na imponohet me dhunë. Në qytetin e Tiranës një njeri me dhunë nuk do na imponohet.m Jam sot më vendosur se kurrë që kauzat, për një qytet të paqtë, ku nuk përdoret dhuna por  puna të vazhdojë e të eci.

Kur dhunohet një aktivist i shoqërisë civile,si Tani, superdjalë, aktivist i orëve të para, kur disa prej tyre nuk e dinin çfarë do të thotë të jesh aktivist dhe aktivizmin ta kesh me vepra konkrete, jo vetëm që nuk ma humb por ma shton vendosmërinë që ky qytet të ecë përpara.  Ky qytet do bëhet. Asnjë forcë e errët, vandal dhe asnjë delirant nuk do na pengojë që ky qytet do të bëhet. Do të ecim në të gjitha lagjet. Sot me Tanin e rrëzuar përtokë për pak minuta ra totalisht një kauzë që asnjëherë nuk kishte bazë. Iu afrua të monitorojnë por refuzuan sepse duan dhunë e të dalin në televizor. 

Të respektojnë ligjet. Me dhunë nuk mi merr njeri të drejtat e qytetit. Nuk do lejoj kurrë që të drejtat e qytetit të dhunohet nga një grusht njerëzish. Besoj tek shumica e heshtur, tek ata njerëz që respektojnë ligjet dhe i kërkojnë të drejtat e tyre jo të një grusht njerëzish të dhunshëm.   Dhuna nuk është mjet zgjidhje për asnjë arsye. Fakti që tregtarët erdhën dhe negociuam, tregon që është e mundur. U ka rënë çdo alibi, dhe ajo e shoqërisë civile. Janë shoqëri e dhunshme.  E di çfarë do të thotë të jesh shoqëri civile. Jam përballur me kryeministra e Presidentë. E kam bërë në mënyrë civile, pa thyer asnjë xham, e pa përdorur dhunë, aq më tepër dhunë ndaj një njeriu të uniformës së shtetit. Në këtë sens kjo kauzë e diskretituar i përket të së kaluarës, e ardhmja i përket njerëzve si tani, dhe humanizmi të mbizotërojë mbi dhunë.

/Ora News/

 




Këtë e pëlqejnë %d blogues: