Qershor 2015, Greqia i kthen Shqipërisë 1367 emigrantë

Greqi

emigrantet ne focus-1Athinë  –   As kriza e rëndë ekonomike nuk ka penguar autoritet vendase për të kthyer emigrantët shqiptar. Të dhënat e publikuara nga Policia greke për muajin Qershor 2015, bëjnë fjalë për kthimin e 2,000 emigrantëve të kombësive të ndryshme të kthyer nga Greqia për në vendet e tyre, si pjesë e planifikimit operacional për trajtimin e migracionit të parregullt. Në kurriz të këtyre emigrantëve vendeve të treta janë lëshuara urdhera për kthimin dhe deportimin  për hyrje të paligjshme në vendin tonë. Rimbursimet e bëra nëpërmjet programeve vullnetare riatdhesimin e Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe kthimin me forcë dhe largimet vullnetare nga shërbimet e Policisë greke. Numri më i madh i të kthyerve ishin nga Shqipëria (1.367 persona), Gjeorgjia (176 persona), Pakistani (120 persona), Bangladeshi (48 persona), Bullgaria (38 persona), Iraku (35 persona) , Turqia (25 persona) dhe Sirisë (23 persona, të cilët janë larguar vullnetarisht