Qeveria të mos vonohet

Opinion

opinioni profil

Arben Malaj / Rritja ekonomike, reduktimi i papunësisë dhe lufta kundër varfërisë gjatë vititi 2015, kërkojnë të hiqen të gjitha barrierat që pengojnë zhvillimin e vendit, e cila nuk vjen kryesisht nga buxheti, por pengohet nga politika apo vendime të gabuara të qeverisë.

Pak komente për vendimin e “heqjes ” së moratoriumit mbi ndërtimet të prezantuar si lajm pozitive ?

Thelbi i vendimit nuk është heqje e moratoriumit, por vazhdim i kontrollit mbi lejet e ndërtimit, deri edhe mbi ndërtimet për strehim familjare .

Leje vendore me miratim paraprak qendrore?

Moratoriumi i ndërtimeve ishte një masë e gabur e cila ndikoj jo pozitivisht në ekonomi. Heqja e tij ishte e domosdoshme dhe kjo nuk nenkuptonte mos kontrollin e territorit. Qeveritë kanë për detyre krijimin e një legjislacioni sa më i thjeshte dhe me sa më pak pengesa artificiale, kanë për detyrë ndertimin e strategjive rajonale të zhvillimit të territorit. Ku nëpërmjet kritereve të ndërtimit, përcaktimit dhe urbanizimit të zonave edhe të reja potenciale për ndertime, ul barrierat, redukton kostot, bën politika sociale për strehimin dhe nxit sa më shumë investimin e individeve dhe të biznesit.

Këto janë praktikat moderne të mirëqeverisjes së vendit dhe territorit.

Dhënia e lejeve për këto ndërtime është e drejte e pushtetit vendor, me kushtëzimin e miratimit paraprak nga qeveria qendore, eshte nje pengese reale për investimet, nxit burokracinë, rrit procedurat dhe vonesat dhe në vend të favorizoj ndërtimet, nxit korrupsionin në hallkat e ndryshme të këtij procesi. Për këtë ankohen qytetarët dhe biznesi. Për këtë model të vjetëruar vendi ynë vazhdon të klasifikohet si vendi me pengesat më të mëdha në botë për lejet e ndërtimit. Qeveria të mos vonohet, por të  qartesoj me harta e zhvillimit të territorit, ato pjesë të çdo komune dhe bashkie ku nuk ka nevojë për miratim paraprak, të reduktoj në maksimum vonesat që kjo hartë të jetë për të gjithë territorin.

opinion-arbeni pallatet

Harta të jetë e mundshme për t’u perdorur nga çdo investor potencial dhe nga çdo autoritet vendor lejedhënës, dhe të reduktohet koha për dhënien e lejeve dhe kostot e drejtpërdrejta dhe indirekte për këtë proçes. I gjithë ky detyrim parësore i çdo qeverie nuk duhet të justifikohet dhe përligjet me asnjë specik shqiptare apo vizion çudibërës.

Modelet e sukseshme ekzistojnë, impelementimi i deformuar i tyre është specifik shqiptare. Informalitetin kudo në botë e kanë reduktuar planet e zhvillimit, ulja e burokracive dhe kostove. Territorin e dëmtojnë më shumë marrëveshjet e heshtura të grupeve të interesit.

Shembujt konkrete edhe të ditëve të fundit janë një provë shtesë për shqetësimin në rritje se vendet e Ballkanit rrezikohen nga sundimi i elitave qe vetvihen në shërbim të interesave të grupeve të ndryshme oligarke.