Një qytetare nga Korça pretendon se është dhunuar nga policia, teksa ajo ishte duke protestuar në aksin rrugor Korçë-Bilisht.
Sipas qytetares, shteti është kthyer në një shtet policor.
“Jam një zonja nga qyteti i Korçës. Kemi dalë për një protestë paqësore. Duke parë se çfarë zhvillim të bukur po i jep vendit ky njeri dhe që e bëri vendin lesh arapi, dolëm për protestë. Ai që e ka bërë një shtet policor, na ka bërë copë policia. Nuk dua ti ofendoj, por ata janë shndërruar në kafshë. Policia na tërhoqi zvarrë. Ja shikojini faktet. Kam frikë se ky vend do të kthehet në luftë civile. Do vriten vëllai me vëllanë. Më vjen shumë keq, ky është kryeministri i tërë vendit apo vetëm për një pjesë? Kur është kryeministri i gjithë vendit pse nuk del këtu si burrë dhe ta mirëpresim, po fshihet si miu arave. Turp të ketë!”