Racizëm i gazetarit grek Vangelatos: “Kush kapet me armë dihet që është shqiptar”

Greqi

Turp edhe një herë për këtë gazetar

Një koment i gazetarit grek, Nikos Evangelatos ka sjellë reagimin e menjëhershëm të ndjekësve të tij.

Turpi ka vetëm një emër. Ky gazetar i vjetër dhe me eksperiencë sëbashku me gruan e tij njihen për pikpamjet e tyre raciste ndaj shqiptarve. Historia eshte shkruar me te zezën mbi të bardhë. Edhe këtë radhe më 2022 shpreh publikisht racizmin.

Bëhet fjalë për një koment për shqiptarët, ku gazetari grek nuk i kursyer komentet e tij raciste. Ai është bërë pjesë e një diskutimi për shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Greqi, duke u ndalur tek ajo kategori që janë të përfshirë në rekorde kriminale.

Referuar ngjarjeve të fundit ku një shqiptar u kap me armë zjarri në Greqi, gazetari është shprehur se kjo është diçka normale për sa kohë i arrestuari është shqiptar.

Por duket se kjo deklaratë e tij ka ngjallur debat, pasi ndjekësit e tij një rrjetet sociale kanë reaguar përmes kritikave të shumta duke e akuzuar atë për racizëm.

Teksa po lexonte raportin e policisë ku edhe tregohej arrestimi i shqiptarit të kapur në armë: Komenti i tij ishte: ‘Kjo është normale, e zakonshme sa kohë që personi i kapur me armë është shqiptar’.