Nga JULI NDRIKO /
Racizmi ndaj emigrantëve në Greqi, ashtu si në shumë shtete të tjera evropiane, përfshirë Italinë dhe Francën, vazhdon të mbetet një plagë e hapur që nuk mund të injorohet më. Për emigrantët, ky realitet përkthehet në përballje të përditshme me pengesa që i largojnë nga mundësitë e barabarta: vështirësi ligjore në marrjen e lejes së qëndrimit, të shtetësisë, si edhe në përfitimin e të drejtave sociale, përfshirë pensionet.
Një proces që në thelb duhet të ishte urë drejt integrimit, shpesh shndërrohet në një barrë që thellon ndjenjën e përjashtimit dhe të izolimit.
Është e dhimbshme të konstatojmë se racizmi mbetet një realitet në Evropën e vitit 2025. Qindra mijëra individë ndihen ende të përjashtuar dhe të privuar nga mundësitë, vetëm për shkak të origjinës së tyre.
Kjo situatë kërkon një reagim të qartë dhe të vendosur.
Nevojitet një Evropë më e hapur, më e drejtë dhe vërtet gjithëpërfshirëse, ku çdo njeri të ketë mundësi të barabar