Çudia, Shqipëria e dyta në Evropë për rezerva të ujit të pijshëm dhe ujë nuk ka…

Aktualitet

Nga Shpëtim Zinxhiria /

Çudia shqiptare është se edhe sa dekada të tjera i duhen këtij vendi për të siguruar popullit ujin e pijshëm ? Nga niveli i prodhimit të ujit të pijshëm vendi ka një standard, që është 4 herë më i lartë se ai europian , ndërsa sot ujë në Shqipëri nuk ka.

Askush nga ata që na kanë qeverisur dhe që po na qeverisin nuk kanë kurajon dhe dinjitet të na përgjigjen përse ende në vendin tone ndihet mungesa e theksuar e këtij elementi jetik…Asnjë qeveri nuk po merret seriozisht për zgjdhjen përfundimtare të këtij problemi që ka të bëjë direkt me jetën, të heq dorë nga fasadat e tej tepruara në infrastructure, duke i dhënë prioritet se zgjidhja e problemit të ujit.

Tranzicioni i tejzgjatur shkatërroj çdo institucion studimor dhe projektues dhe askush nuk po mendon për ngritjen e tyre, në një kohë kur vendi ynë për nga burimet ujore përbën një rast të veçantë.

Studimet e huaja  e rendisin Shqipërnë në vendin e dytë për nga burimet dhe rezervat e ujit, por fatkeqësisht ky vend vuan për ujë. Korrupsioni shumë vjeçar në Shqipëri jo pa qëllim la në harresë zgjidhjen e këtij problemi, duke mos anashkaluar se në ato vende ku burimet e ujit janë të dukshëm aty ndihet edhe mungesa e tij. Biznesë të ndryshme kanë mbirë si kërpudha.

Lidhur me këtë problem, mbështetur në studimet e fundit del se në vendin tone rrjedhin 1300 metër kub ujë në sekondë, dhe për të përmbushur nevojat e gjithë vendit nevojiten vetëm 1% të kësaj reserve, në një kohë që deri më sot funksionojnë rreth 600 sisteme furnizimi me ujë të pijshëm…

Nga ana tjetër menaxhimi i ujit nga organet përkatëse lë për të dëshiruar, kur nga përllogaritjet e bëra mësohet se rreth 65% e sasisë së ujit të pijshëm humbet  gjatë rrugës, duke ndikuar që furnizimi të ketrë luhatje gjatë 24 orëve.

Rastet ekstreme regjistrohen në Vlorë ku sot këtij komuniteti u sigurohet vetëm 200 litra në sekondë, nga 700 që prodhohet.

Përmënda këtë qytet pasi në vitet 1980 në burimin e “Ujit te Ftohtë” ku uji derdhej thjesht në det, vinte një vapor nga Egjypti dhe paguante 1 dollar për meter kub ujë, dhe gjatë kthimit për në vendin e tij e përpunonte për coca-cola. Pra bëhet fjalë për rendësinë dhe cilësinë e ujit, në një kohë kur ky qytet turistik vuan si çdo qytetet ujin e pijshëm.

Për çudin shqiptare në këtë vend invenstohet për palma, fasada ministrish etj, dhe nuk ka një strategji për zgjidhjen e ujit të pijshëm, në një kohë që specialistët flasim me të madhe se nga 68% e humbjeve në furnizim, 40% janë humbje teknike, pra vijnë nga armotizimet, mos kryerja e investimeve të domosdoshme në kohën e duhur, problem që vazhdon edhe sot.

Por pyetja shtrohet përse qeveria nuk investon  në këtë sektor dhe cila është strategjia e saj lidhur me zgjidhjen e këtij problemi? Mos vallë uji po bëhet më i rendësishëm se karburanti?

Shqipëria as që mund të krahasohet me vendet e Afrikës apo të Lindjes së Mesme, por me gjithatë këto vende me një ndryshim të madh klimaterik nga ai i vendit tone e nxjerrin ujin nga thellësitë e tokës, ndërsa ne vendin tone burimet janë të pashtershme…

Qeveria e sotme duhet që një nga objektivat e saj për ketë mandat është gjetja e alternativave për zgjidhjen e ketij problemi. Të investohet në këtë drejtim nuk përbën krim, pasi mbjellja e palmave apo regullimi i fasadave te ministrive mund të presin para ketij problemi jetij.

Shqipëria duhet të mësojë nga vendet e tjera të cilat kanë pasur prioritet sigurimin e ujit per popujt e tyre dhe me pas mbjelljen e palmave etj.

Jordania sin je nga vendet me thatësirë po siguron ujin e pijshëm nga një liqen që ndodhet qindra metra nëntokë, ndërsa Spanja e siguron ujin e pijshëm nga ngritja e një sistemi të madh furnizimi nga veriu në jug të vendit, pasi jugu ndjen mungesa të ujit…

Uji bëhet edhe më i vlefshëm kur menaxhon mire atë, kur e ruan nga shperdoruesit dhe nga ndotja, por vendi ynë ende nuk ka nje strategji per riklimin e ujit te ndotur. Bizneset ne Shqipëri, si sektori i bujqësisë dhe ndërtimit punojnë me ujin e pijshëm, duke mosm llogaritur këtu edhe dhjetra lavazhe. E gjithë kjo bëhet në një kohë kur mungesa me ujë, mbetet një sfidat më të rrezikshme me të cilat po përballet vendi ynë, por që mbetet një problem serioz dhe kërkesat nga dita në ditë sa vijnë dhe po rriten.

Njeriut i duhet te konsumojë mbi 2 litra ujë në ditë. Uji siguron energjinë esenciale të trurit, kujdest për sinjalet nervore, siguron materie ushqyese dhe mënjanon toksikët. Konsumimi i sasive të duhura të ujit në nivel ditor e furnizon trurin me energjinë e nevojshme, që ai të funksionojë në mënyrë optimale.

Disa burimet të ujit te pijshem mund të permendim: uji i Selites, uji i ftohte ne Tepelene, burimi i ujit ne Qafshtame, disa perrenj ne Shen Gjergj (Dajt) etj. Por me gjithë këto ne cezmat tona uji nuk eshte i pijshem, pasi ka

mungesa në investime e ne kanalizime duke bere qe uji të ndotet

Shqipëria është vend malor me rreth 450 km vijë bregdetare dhe me rezerva të shumta ujore, shumë lumenj, burime dhe liqene natyrore.

Me qellim mbrojtjen e burimeve ujore veprojne keto ligje:

Ligji nr.9115, date 24.7.2003, Per trajtimin e ujerave te ndotur.

Udhezim nr.3, date 28.7.2004, Per administrimin e ujit te pijshem

Ligji nr.8102, date 28.3.1996, Per ngritjen e Entit Rregullator te Ujit, qe kontrollon shperndarjen e ujit te pijshem.

70% e qyteteve kryesore të vendit furnizohen me ujë nga puset nëntokësore

Uji natyror gjatë rrjedhjes në nëntokën malore pasurohet me një sërë mineralesh dhe elementesh. Natyra na ka dhuruar rreth 245 liqene natyrore si dhe mbi 15o lumenj që rrjedhin nga juglindja drejt veriperëndimit. Por çudia shqipatare është se burime uji kemi dhe ujë në çesmat tona në shtëpi nuk kemi.

Premtimi për 24 orë uji ka qenë nga çdo kryebashkiak, apo kryeministër por askush nuk e ka mbajtur deri tani…

Dhe së fundi, mungesa e ujit çojnë në situata ku kompanitë, fermat dhe banorët janë të varur nga sasia e kufizuar e ujit dhe të prekshëm edhe nga luhatjet më të vogla në furnizim. Situata të tilla mund të ndikojnë në rritjen ekonomike. Ky duhet të shërbejë si apel për qeverinë shqiptare, e cila duhet të hartojë plane konkrete të karakterit kombëtar.