Rama bën gallatë: Nëse jeni me Barcelonën keni Mesin, ata kanë Saliun!

Kryesore Politika

 

Rama: Kam një fjalë për tifozët e Barcelonës. Mos u mërzisni fare, sepse ju keni Mesin, ata kanë Saliun, ju keni Neimarin, ata kanë Lulin. As tifozët e Bayern nuk duhet të mërziten. Për Realin shohim e bëjmë më vonë. Flasim për këto që kanë mërzitur shokët tanë. Futbolli është shfaqje, ne të gjithë jemi spektatorë të shfaqjes. Nuk ka rëndësi kush fiton dhe kush humbi, por kënaqësia. Ndërkohë që beteja për  18 qershorin nuk është shfaqje dhe ne nuk jemi spektatorë.

Ne jemi të gjithë lojtarë, në një fushë ku beteja bëhet për Shqipërinë që duam, për Shqipërinë që duam me punë, për Shqipërinë ku prindërit tuaj që punojnë në shtet duhet të marrin dhe më shumë se sa marrin me pagat e rritura se qeveria jonë. Ku prindërit tuaj që punojnë në privat duhet të marrin edhe më shumë. Kjo është beteja e 18 qershorit. Beteja e 18 qershorit është beteja e gjithë vajzave dhe gjithë djemve që duan të shkojnë në Universitet.