Nënkryetari i LSI-së z. Luan Rama ka zhvilluar sot një mbledhje me strukturat drejtuese të LSI-së, ku midis të tjerash në fjalën tij u shpreh se: “zgjedhjet në parti janë përgatitje për fitore në zgjedhjet e ardhëshme”.
Luan Rama theksoi se: “interesi qytetar në qendër të investimit të LSI-së”. Gjithashtu theksoi se: “LSI nuk u trembet intrigave te kazanit”. Luan Rama tha se, “LSI është forcë moderne që ofron bashkëpunim për interesat e vendit, por është një forcë përcaktuese për reformat europianizuese“.