Rama :“Mua më vjen shumë turp se çfarë kanë hequr njerëzit. Tani do jetë ndryshe…

Aktualitet

Kryeminsitri Edi Rama njoftoi se prej datës 3 korrik do të mbyllen të gjitha sportelet fizike të Kadastrës në vend dhe të gjitha shërbimet, qytetarët do të mund t’i marrin online nëpërmjet e-Albania.

Rama e cilësoi si turp punën e bërë deri më tani nga ky institucion, që sipas tij, ka bërë krime të mëdha, duke tjetërsuar prona. Ai shtoi po ashtu, se pret dorëheqje masive nga punonjësit.

Mua më vjen shumë turp, jashtëzakonshit, nuk e di sa turp ju vjen juve që të mendoj se çfarë kane hequr njerëzit. Më mjaftojnë historitë që kam dëgjuar vetë. Kam parë detin të kufizuar si pronë e patundshme. Që të mos them që letrat që janë rrugëve, janë dyfishi i sipërfaqes të Shqipërisë. Tani do te jete gjithcka ndryshe. Të hënën në datën 3 korrik Kadastra nuk është e aksesueshme për asnjë. Askush brenda në Kadastër nuk do të mundet dot tju përgjigjet.“, tha Rama.