Rama në Athinë: Erdoganin e kam mik! Hapja e negociatave me BE do ndihmojë Shqipërinë

Greqi

Kryeministri Edi Rama edhe nga kryeqyteti i Greqisë Athina e ka rikonfirmuar marrëdhënien e tij shumë të ngushtë me Presidentin turk, Erdgoan.


Në një fjalim në panelin e politikës së jashtmes në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, Rama i vlerësoi kreut të shtetit tyurk punën për shndërrimin e Turqisë.

Kryeministri Edi Rama edhe nga kryeqyteti i Greqisë Athina e ka rikonfirmuar marrëdhënien e tij shumë të ngushtë me Presidentin turk, Erdogan. Në një fjalim në panelin e politikës së jashtmes në Forumin Ekonomik të Delfit në Greqi, Rama i vlerësoi kreut të shtetit tyurk punën për shndërrimin e Turqisë.

“Jam mik i ngushtë i Erdogan, ka bërë një punë të shkëlqyer për shndërrimin e Turqisë”, është shprehur Rama.

Kryeministri Rama tha ndër të tjera se hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë dhe se ka një frymë të re në marrëdhënien mes vendit tonë dhe BE-së.

“Liderët e BE-së e kanë parë Ballkanin Perëndimor si një film në Netflix. Na lanë vetëm në një rrugë të gjatë, shtynë pa argumente bindëse procesin e negociatave të anëtarësimit. Ka një frymë të re në marrëdhënien tonë me BE. Hapja e negociatave do ta ndihmojë Shqipërinë. Jemi të detyruar ta shikojmë BE si të vetmen dritare për përmirësim”, u shpreh Rama.