Greqi/ Përleshje midis të huajve me një të vdekur

Greqi

Një i ri humbi jetën në Sheshin Amerikë pas një zënke të ashpër. Raportohet se një zënkë ka shpërthyer sot ne mbremje ne mes të huajve në Rrugën Sparti në Sheshin Ameriki në Athinë.  Gjatë përleshjes njëri prej tyre është plagosur rëndë dhe i vdekur eshte derguar në spitalin publik të  Athinës.

Viktima ne trup kishte shenja te thikës . Policia greke po zhvillon një hetim mbi ngjarjen. Ende nuk ka një njoftim për idenditetin dhe kombësinë e të huajit, por hetimet paraprake bejne fjale për refugjatë nga Avganistani.