Mediat vendase theksojnë se qeveria greke ka marre masa të mëdha si asnjëherë tjetër në Selanik lidhur me takimin e kryeministrit Rama me diasporën shqiptare.
Do te zhvillohet në orën 11.00 në një sallë të Hotelit PORTO PALACE me një sipërfaqe prej 1500 metra katror dhe me një kapacitet 1500 vende. Takimi i kryeministrit behet në kuadrin e fushatës për zgjedhjet e ardhshme, ku për të parën here shqiptaret do te ken te drejte te votojnë nga Greqia. Policia është në gadishmëri duke marrë masa për të parandaluar cdo incident të mundshëm duke patur parasysh goditjen me veze Fredi Belerit ne Tiranë. Edhe pse takimi nuk eshte zyrtar konsiderohet tej i rëndësishëm për autoritetet greke edhe pse axhenda i këtij takimi nuk është bërë i njohur. Policia është në dijeni për një antimiting nga grupet patriotike dhe nacionaliste greke.
Takimi zhvillohet pak ditë pas “dritës jeshile” që i është dhënë, me pëlqimin e Greqisë, Shqipërisë për nisjen e negociatave të anëtarësimit në BE, ku u ngritën çështjet e respektimit të të drejtave të minoriteteve në Shqipëri dhe zgjidhjes së problemeve pronësore.
Natyrisht, Rama vjen në Greqi me profilin e politikani, apo të një lideri perëndimor, vjen si i barabartë përball Mistotakis dhe jo më kokëulur. Edhe kete radhë ky takim do të bëjë bujë të madhe një llojë me festën që Rama mbajti muaj më parë në stadiumin e Galatsit/Athinë, por kete radhe nuk behet ne stadium por ne nje sallë më të vogël që ben me te lehtë kontrollin nga autoritetet. Kujtohet se kjo është hera e dytë që Rama takohet me emigrantë në Greqi, ndërsa takimi i mëparshëm është zhvilluar më 12 maj në Athinë. Për nga rëndësia ky takim është pjesë e përpjekjeve të qeverisë shqiptare për të mbajtur kontakte me diasporën shqiptare, si dhe për të diskutuar çështje që kanë të bëjnë me emigrantët, si integrimi i tyre në shoqëri dhe të drejtat e tyre në vendin pritës.
Reagime:
Po thuajse të gjitha mediat greke këtë radhë janë pronocuar si asnjëhere tjeter për takimin e Ramës me Diasporen Shqiptare në Selanik.
Ministria e Jashtme greke nuk ka marrë asnjë informacion paraprak.
Gazeta TA NEA thekson se lidhur me fjalimin e tij në Selanik, Ministria e Jashtme greke nuk ka marrë asnjë informacion paraprak. Nga Athina, theksohet se Greqia respekton lirinë e shprehjes dhe të tubimit dhe, për rrjedhojë, nuk do të pengonte kurrë mbajtjen e një eventi për informimin e qytetarëve brenda kornizës së përcaktuar me Kushtetutë.
Kryetari i Partisë “Zgjidhja Greke” Velopoulos thekson: “Për ND-në e gjithë kjo është shumë e lehtë. Në si Zgjidhje Greke këmbëngulim: Duhet të ndalohet ky manifestim i Ramës antigrek”.
Ndërkohë, ministri i Shëndetësisë, Adonis Georgiadis, duke folur (Flash 99.4) për një “festë të papranueshme dhe provokuese”. Ndërsa akuzoi edhe një herë Ramën për sjellje të papranueshme.