SIGURIA NUK ËSHTË NJË SEKTOR – SIGURIA ËSHTË THEMELI I ÇDO SISTEMI!

Kryesore Opinion
Nga FATJON SOFTA
Siguria nuk fillon dhe nuk mbaron te policia. Ajo nuk është thjesht reagim pas një ngjarjeje, por një filozofi qeverisjeje, përgjegjësi institucionale dhe standard funksionimi i shoqërisë.
Ajo duhet të jetë pjesë integrale e çdo sistemi që prek jetën e qytetarëve:
* Në sistemin bankar, për mbrojtjen e parave, të dhënave dhe besimit.
* Në sistemin gjyqësor, për sigurinë e drejtësisë dhe institucioneve.
* Në arsim, për mbrojtjen fizike dhe psikologjike të nxënësve e mësuesve.
* Në transportin publik, për jetën dhe lëvizjen e sigurt të qytetarëve.
* Në ushqim, për kontrollin, cilësinë dhe sigurinë ushqimore.
* Në plazhe dhe turizëm, për mbrojtjen e pushuesve dhe vizitorëve.
* Në biznes, për punonjësit, klientët dhe vazhdimësinë e aktivitetit ekonomik.
* Në mbrojtjen nga zjarret dhe fatkeqësitë natyrore, për parandalimin, gatishmërinë dhe reagimin në kohë.
Një shtet i sigurt nuk matet vetëm nga numri i policëve, arrestimeve apo masave ndëshkuese. Ai matet mbi të gjitha nga aftësia për të parandaluar rrezikun, për të mbrojtur jetën dhe për të garantuar vazhdimësinë normale të shoqërisë.
Siguria duhet të projektohet përpara se të ndodhë ngjarja, jo të kërkohet pasi dëmi është bërë.
Sepse siguria nuk është luks, as shpenzim i panevojshëm. Është investim në jetë, besim, zhvillim ekonomik dhe stabilitet kombëtar.
SIGURIA ËSHTË PËRGJEGJËSI E TË GJITHËVE. NJË SHOQËRI E SIGURT ËSHTË NJË SHOQËRI QË PARANDALON