Kryeministri Edi Rama tha se nuk ka popull më të njesuar sesa shqiptarët që e duan përkatësinë evropiane.
“Duke i shpallur Evropës se ata ishin pema e lashtë e kopshtit të saj dhe filizimi i njomë mes kombeve të saj të plakura. Nuk kam ardhur këto sot që tju marr për dore për t’ju zhytur nëpër legjenda për t’i shkuar pas, së bashku me ju, në një marshim të fundit drej tokës të premtuar të Evropës profetit tonë kombëtar për t’u bërë një me fatin evropian që ai atje mbi kalë na e përcaktoi si tonin, që më pas rilindasit tanë, heronjtë e pavarësisë dhe luftërave të mendimit patriotik shqiptar na e konfirmuan si amanet përmes një Odiseje të pafundshme peripecish, kaplimi malesh e detërash dhe sot na ka zgjedhur ne fati për t’i dhënë shtysën e fundit gurit të pavarësisë të lirisë dhe barazisë para ligjit duke mos e lënë si guri i Sizifit, por duke e vendosur njëherë e mirë në këndin e ndërtesës evropiane. Aty ku së bashku do të ngjisim edhe flamurin më të bukur në botë. Po ta mendosh nuk ka në Ballkan një popull të dytë si arbërori, shqiptari që në shekuj rraskapitës të jetë ngulur si një aspekt në majë të një shëkmbi për t’i pemtuar gjithçkaje dhe gjithkujt, shpesh kundër çdo parashikimi, prandaj nuk ka në Ballkan një komb tjetër më të njesuar me ndjenjën e përkatësisë ndaj Evropës, që siç e shkruan rilindasit, dielli lind andej nga perëndon, sesa ky komb e ky popull”, u shpreh Rama.