Kryeministri i vendit, Edi Rama e ka quajtur hapjen e negociatave për grup-kapitullin e parë me BE, një ditë të paharrueshme plot me krenari.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kryeministri Rama thotë se Shqipëria është ulur në tryezën e bisedimeve për anëtarësim me Europën e Bashkuar me të gjithë forcën e të vërtetave të arritjeve të mundimshme të këtyre viteve.
Këto arritje, thotë Rama, se morën vlerësimin e merituar më në fund teksa shprehet i bindur se Shqipëria 2030 do të ngrejë flamurin e Skëndërbeut dhe të Ismail Qemalit në oborrin e familjes së Europës së Bashkuar në Bruksel.