Kryeministri Edi Rama pritet të udhëtojë paraditen e së martës në Turqi.
Gjatë kësaj vizite zyrtare në Ankara kryeministri do të pritet nga presidenti Recep Tayyip Erdogan. Pritet edhe nënshkrimi i disa marrëveshjeve, përmbajtja e të cilave nuk bëhet ende publike.
Kryeministri shoqërohet në këtë vizitë nga ministri i Punëve të Jashtme Igli Hasani. Kryeministri Rama gjatë tre mandateve qeverisëse çdo vit ka qenë një vizitor i rregullt në Turqi.
Ndërkohë Presidenti Recep Tayyip Erdogan vizitoi vendin tonë në 17 Janar 2022 ku edhe inaguroi apartament e reja në Laç, dhuratë e Turqisë pas tërmetit shkatërrues në vendin tonë.