REAGIMI I BASHËS: 30 QERSHORI ËSHTË VARREZA POLITIKE E EDI RAMËS

Politika

Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me protestën e nëntë kombëtare tè opozitës, e cila do të mbahet më 21 qershor.

Përmes një statusi në Facebook, Basha shprehet se 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të Avdylajve dhe bandave të krimit. Sipas Bashës, tani është koha për Shqipërinë dhe e gjithë shqiptarëve për të mos u dorëzuar.   

30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, shokut të avdylajve dhe bandave të krimit. Shqiptarët janë ngritur në këmbë në betejën kombëtare për Shqipërinë si gjithë Europa. Boll më me Shqipërinë që duan vetëm ata! Tani është koha për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Asnjë hap pas. 21 Qershor“, shkruan Basha.